• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetari zbulon gruan që do të drejtojë PD-në. Berisha përgatit largimin e Lulzim Bashës (FOTO)

05/07/2019
Gazetari zbulon gruan që do të drejtojë PD-në. Berisha përgatit largimin e Lulzim Bashës (FOTO)

Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke diskutuar para selise se Partise Demokratike, pas nje seance te tensionuar parlamentare, ku opozita ka protestuar kunder rikthimit ne Kuvend te deputetit te PS, Armando Prenga. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, discussing after a parliamentary session.

Real Story që drejtohet nga Sokol Balla ka publikuar një artikull me titull “PD i duhet të presë (sa të lindë Jorida)” ku projekton pikërisht zonjën Tabaku në krye të Partisë Demokratike. Sipas tij, ky është emri që ka në kokë Berisha dhe PD duhet të presë një muaj, referuar kështu faktit që demokratja është në muajin e fundit të shtatzënisë.

“Ish-nënkryetarja sharmante e bashkisë dhe e grupit parlamentar, është në muajin e saj të fundit të shtatzënisë. Ajo është fytyra që mund ta rifuste PD jo në sistem, por në preferencat e shqiptarëve, të lodhur me Viçidolin, Vuthajn dhe Shkodrën, si trekëndëshin nga duhet të dalë patjetër lideri i të djathtës. Jo. Zemra e demokracisë është Tirana. Dhe Jorida është tironse dhe “le e rrit n’tironë”.

Dhe ndër të tjera ky emër është lajm i keq për Ramën. Mazhoranca e tij ka mbijetuar edhe falë mediokritetit të fytyrave të opozitës. Por Jorida ngrihej gjithmonë mbi ta. Me zërin e qetë, veshjet elegante dhe manierat qytetare. Për më tepër me marrëdhënie të shkëlqyera me amerikanët”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

PJESË NGA ARTIKULLI:

Të kota duken klithmat e ilir Metës në konferenca për shtyp për Mikun e tij. As paralajmërimet indirekte se ashtu siç lexoi mesazhin privat të Ramës, mund të lexojë dhe mesazhe të tjera. Tashmë Berisha ka lidhur sërish fatin e tij dhe të familjarëve të tij me amerikanët. Me një dinakëri të pashoq, edhe me PD. Tashmë atij nuk i duhet më Basha.

Realstory.al ka mësuar se Berisha tashmë e ka një emër në kokë. Dhe ai nuk është Nishani. Jo se nuk është besniku i tij, por sepse ai erdhi në atë post në PD, edhe si investim i Metës, si garanci që Basha të mos bënte asnjë Pazar të ri me Ramën. PD i duhet një fytyre e re, qytetare, normale, mundësisht femër. Topalli? Do ishte kthim prapa. Burime diplomatike kanë konfirmuar për faqen tonë se një emër që ka filluar të bëjë lojën e saj është një ish kandidate tërheqëse për bashkiake në 2015. Por Berisha nuk e quan atë të përshtatshme. Në sytë e tij është vetëm një emër: Jorida Tabaku.

Ish nënkryetarja sharmante e bashkisë dhe e grupit parlamentar, është në muajin e saj të fundit të shtatzënisë. Ajo është fytyra që mund ta rifuste PD jo në sistem, por në preferencat e shqiptarëve, të lodhur me Viçidolin, Vuthajn dhe Shkodrën, si trekëndëshin nga duhet të dalë patjetër lideri i të djathtës. Jo. Zemra e demokracisë është Tirana. Dhe Jorida është tironse dhe “le e rrit n’tironë”.

Dhe ndër të tjera ky emër është lajm i keq për Ramën. Mazhoranca e tij ka mbijetuar edhe falë mediokritetit të fytyrave të opozitës. Por Jorida ngrihej gjithmonë mbi ta. Me zërin e qetë, veshjet elegante dhe manierat qytetare. Për më tepër me marrëdhënie të shkëlqyera me amerikanët. Për Ramën Basha ka qenë dhuratë nga zoti në këto 7 vjet. Realstory.al pat njoftuar për një plan të maxhorancës për të ofruar një plan që ta shpëtonte Bashën. Sidomos pasi Realstory.al ka mësuar se Basha i nxitur nga po ata njerëz që e hodhën në aventurën e 16 shkurtit, kësaj radhe nuk do iki me një fishkëllimë por do të rezistojë. Nuk do të japë dorëheqjen edhe po t’ia kërkojë Berisha, por do kërkojë garë. Garë ku Rama ka në dorë të ndihmojë.

Por këtu ka hasur sërish në një pengese. Të autoreve të vërtetë të krizës: amerikanëve. Me të cilët duket Basha i ka mbyllur hesapet. Po ashtu dhe Berisha, por në një mënyrë tjetër. Tani Ramës i është thënë të rrijë urtë e të presë me kë lider do bëjë tratativa potenciale në të ardhmen. Tani Ramës i duhet të presë, së bashku me pjesën tjetër të PD. Të Presë një muaj. Sa të lindë Jorida.

 

Related Posts

E rëndë/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në Gjermani
Lajme

E rëndë/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në Gjermani

15/12/2025
Ky është ish- polici që u gjet i djegur brenda makinës në Llogara
Kryesore

Ky është ish- polici që u gjet i djegur brenda makinës në Llogara

15/12/2025
Zjarr në Gjirokastër, shkrumbohet apartamenti në “Granicë”
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, shkrumbohet apartamenti në “Granicë”

15/12/2025
Misteri i vdekjes së ish-policit 32-vjeçar në makinën e djegur në Llogara
Kryesore

Misteri i vdekjes së ish-policit 32-vjeçar në makinën e djegur në Llogara

15/12/2025
Shkolla e Drejtorëve ‘diplomon’ drejtuesit e shkollave, Kumbaro: Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije
Kryesore

Shkolla e Drejtorëve ‘diplomon’ drejtuesit e shkollave, Kumbaro: Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije

15/12/2025
Rama: Buxhet rekord për bujqësinë. 2026-a, vit kyç për përgatitjen drejt BE-së
Kryesore

Rama: Buxhet rekord për bujqësinë. 2026-a, vit kyç për përgatitjen drejt BE-së

15/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përballje mes Edit dhe Dolces pas deklaratave në Itali, i japin fund lidhjes?

Përballje mes Edit dhe Dolces pas deklaratave në Itali, i japin fund lidhjes?

16/12/2025
Rrëfimi i trishtë i Shkurtës për aktivitetin human: Tentuan të me keqpërdorin seksualisht

Rrëfimi i trishtë i Shkurtës për aktivitetin human: Tentuan të me keqpërdorin seksualisht

15/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al