Një e mitur nga Belgjika ka bërë një denoncim në Gjirokastër, ku sipas saj është përdhunuar nga një 22-vjeçar po nga Belgjika. Ngjarja ka ndodhur në Gjirin e Gjipesë, ku vajza po kalonte pushimet.
Pas këtij denoncimi nga minorenja policia e Gjirokastrës është vënë në lëvizje dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar, por pas marrjes në pyetje ai është lënë i lirë.
Tashmë Prokuroria ka nisur hetimet dhe pritet përgjigja e mjekësisë ligjore për të hedhur dritë për denoncimin e minorenes.









