• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Terroristi rus që hyri nga Gjirokastra, gjykata jep vendimin

14/07/2019
Terroristi rus që hyri nga Gjirokastra, gjykata jep vendimin

Gjykata e Durrësi ka vendosur masën “arrest me burg” për 34-vjeçarin rus që u arrestua pak ditë më parë. Rasul Mislaev, është lënë në qeli pasi autoritetet ruse e akuzojnë për terrorist dhe kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.

Si hyri në Shqipëri

34-vjeçari Rasul Mislaev, ka hyrë në Shqipëri 4 muaj më parë nga pika kufitare e Kakavijës. Ka qëndruar në qendrën e azilit në Karrec, në qytetin e Korçës. Arrestimi i tij është bërë një natë më parë, pasi Interpol Rusia dërgoi të dhënat e sakta.

Mislaev ka hyrë në Shqipëri bashkë me disa emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme. Ai ra në sy të autoriteteve shqiptare, pasi nuk kishte asnjë mjet identifikimi dhe u krijuan dyshimet se mund të ishte terrorist.

Në Qershor të vitit 2013 Rasul Mislaev, është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Rasul Mislaev ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër – arrestin për këtë shtetas, për veprën penale0 “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal rus.

Mediat botërore i kanë dhënë jehonë lajmit të arrestimit. Reuters shkruan se bëhet fjalë për një terrorist të rrezikshëm.

Gjatë kohës që ka qenë në Karec, Forcat Speciale dhe Krimet e Rënda kanë gjetur rrjetën dhe kangjellat e dritares së tij të prera. Nga kjo ditë, ai ruhej 24 orë, pasi kishte informacione se mund të rrëmbehej nga terroristët ose të vritej, për faktin se konsiderohej si person i rrezikshëm në luftën e ISIS-s.

Related Posts

Elektricisti 54-vjeçar humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, familja: Mezi priste të bëhej gjysh
Kryesore

Elektricisti 54-vjeçar humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, familja: Mezi priste të bëhej gjysh

19/11/2026
Kuvendi miraton në mesnatë Buxhetin për vitin 2027
Kryesore

Kuvendi miraton në mesnatë Buxhetin për vitin 2027

19/11/2026
Grupi nga Kumanova/ Si e pengoi Mossadi vrasjen e biznesmenit izraelit në Gerqi
Kryesore

Grupi nga Kumanova/ Si e pengoi Mossadi vrasjen e biznesmenit izraelit në Gerqi

19/11/2026
Gazetari: Më fyen dhe kërcënuan 2 deputetë gangsterë të PS
Kryesore

Gazetari: Më fyen dhe kërcënuan 2 deputetë gangsterë të PS

19/11/2026
Shehaj kap në spital policët e Komisariatit 1 që dhunuan të riun: Presion për t’i ndryshuar dëshminë
Kryesore

Shehaj kap në spital policët e Komisariatit 1 që dhunuan të riun: Presion për t’i ndryshuar dëshminë

19/11/2026
Gjolek Guci reagon pas humbjes së Memaliajt: Jam përpjekur të bëj më të mirën. I uroj suksese kryetarit të ri dhe i kërkoj të bëjë maksimumin
Kryesore

Abuzimi me tenderat/ Ish-kryebashkiaku i Memaliajt dënohet me burg, i hiqet për 5 vite e drejta për funksione publike

18/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elektricisti 54-vjeçar humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, familja: Mezi priste të bëhej gjysh

Elektricisti 54-vjeçar humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, familja: Mezi priste të bëhej gjysh

19/11/2026
Kuvendi miraton në mesnatë Buxhetin për vitin 2027

Kuvendi miraton në mesnatë Buxhetin për vitin 2027

19/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al