• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, Luftëtari merr një futbollist nga Vlora

03/08/2019
Gjirokastër, Luftëtari merr një futbollist nga Vlora

Luftëtari merr Ardit Hoxhajn. Prej ditës së djeshme, sulmuesi është bërë zyrtarisht lojtar i gjirokastritëve. Pas bisedimeve të fundit me presidentin Bekim Halilaj, vlonjati ka arritur akordin dhe, me të mbyllur detajet, është vënë menjëherë nën urdhrat e Klevis Dalipit. Gjatë seancës së pasdites, ai zbarkoi edhe në fushë. Është vetë presidenti më i ri i bluzinjve që e konfirmon këtë marrëveshje për “Panorama Sport”, teksa thotë: “Me Arditin kemi mbyllur gjithçka. Hoxhaj është lojtari ynë për sezonin 2019- 2020”.

Gazeta kontaktoi edhe me vetë 24-vjeçarin, i cili gjithashtu pranoi se do të vijojë karrierën në Gjirokastër. “Po, mbylla gjithçka me presidentin Halilaj dhe nga sot (dje) pasdite jam pjesë e grupit në stërvitje. Asgjë më shumë s’kam për të thënë momentalisht”, u shpreh Hoxhaj.

MERKATO – Përpos “bumit” të lojtarëve në provë, stafi teknik do të vijojë procesin e seleksionimit. Pas seancës së pasdites së djeshme, trajnerit Klevis Dalipi do t’i duhet të kalojë në “sitë” më të mirët. Pa dyshim, një mision i vështirë, por jo i pamundur. Grupi i lojtarëve nën kontratë me bluzinjtë do të kenë “pjesën e luanit”, nisur nga pontenciali dhe eksperienca e sezonit të fundit.

Por drejtuesit e Luftëtarit shkojnë dhe më tej, teksa thonë se klubi do të jetë pjesë aktive e merkatos në këto ditë të nxehta vere. “Jemi në bisedime me lojtarë cilësorë nga kampionati vendës. Ardit Hila dhe Marvin Turtulli janë në dëshirat tona dhe ndaj kemi hyrë në bisedime për shërbimet e tyre. Jemi në bisedime e sipër dhe nga e hëna e pas gjërat do të marrin për mirë. Ju premtoj gjithë gjirokastritëve se do të formojmë ekip kompetitiv, me qëllim pjesëmarrjen në Superiore. Bisedimet vazhdojnë dhe me lojtarë nga tregu i huaj”, u shpreh presidenti Halilaj.

VENDËSIT – Jo larg vëmendjes nga drejtuesit e Luftëtarit do jenë edhe lojtarët e shkollës gjirokastrite. Emra si Andon Karabina, Alvi Ahmetaj, Avernold Qyrani, Sadik Basha, Kristi Camaj, Aristotel Bellaj, Seldion Zholi, Stivi Puci, Eraldo Pula, Geraldo Salaria, e të tjerë në Gjirokastër shihen si e ardhmja e futbollit vendës. Me besimin se dora e ngrohtë mbi supet e njoma s’do t’iu mungojë, lojtarët vendës nuk ngurojnë të stërviten edhe të diferencuar./ Panorama

Related Posts

Barazim me gola, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët (VIDEO)
Sport

Barazim me gola, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët (VIDEO)

11/04/2026
VIDEO/ Milan dorëzohet për titullin, Udinese mposht pastër kuqezinjtë
Sport

VIDEO/ Milan dorëzohet për titullin, Udinese mposht pastër kuqezinjtë

11/04/2026
UEFA Development U-16/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Uellsit
Sport

UEFA Development U-16/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Uellsit

11/04/2026
Inter, Calha: Nuk duam të humbasim titullin sërish për një pikë, mungesa e Lautaros ndihet
Sport

Inter, Calha: Nuk duam të humbasim titullin sërish për një pikë, mungesa e Lautaros ndihet

11/04/2026
Me 6 mijë tifozë në krah, Vllaznia vë në jetë një kryevepër, por në Reikjavik tani duhet një mrekulli
Sport

Dëmtimet e Krymit dhe Bajramit, sfidë për stafin dhe lojtarët. Ja situata te Vllaznia

11/04/2026
Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)
Kryesore

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Barazim me gola, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët (VIDEO)

Barazim me gola, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët (VIDEO)

11/04/2026
Pse fotot e guximshme të Megan Fox në Instagram mund t’i kushtojnë miliona dollarë?

Pse fotot e guximshme të Megan Fox në Instagram mund t’i kushtojnë miliona dollarë?

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al