• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nena e Enver Hoxhës jepte para me fajde në Gjirokastër, 12% interesi

09/08/2019
Nena e Enver Hoxhës jepte para me fajde në Gjirokastër, 12% interesi

Zyra e Përmbarimit në Gjirokastër, me Nr. 157/34/ D. C., bën “Shpallje – Ankandi” në gazeta “Vatra” e datës 30 gusht 1934 dhe sipas procedurave ligjore Shpallja përsëritet dy herë me një vazhdimësi prej 45 ditë dhe ditën e fundit bëhej “shitja e arave” të Hazbi Omarit (debitor) në zbatim të vendimit të gjyqit për interesa të kreditores Gjylo Hoxha e bija e Jonus Çuçit dhe bashkëshorte e Halil Hoxhës, nga Gjirokastra.

Shpallje-Ankandi, për interesa të kreditores Gjylo Hoxha

Ç’kishte ndodhur? Gjylo Hoxha ushtronte “profesionin” huadhënëse me kamate “napolona ari metal” në Gjirokastër dhe njëra nga huadhënëset, që dihet, është ajo e 8 dhjetorit 1932 (me kontratë ligjore) gjirokastritit Hazbi Omarit: i jep hua 116 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë) “napolona ari metal” me kamatë vjetore  12 (dymbëdhjet) për qind, por huamarrësi Hazbi Omari ishte jo korrekt në kthimin e huas dhe kamatës, puna shkoi në gjyq dhe e fitoi Gjylo Hoxha; dhe përfundimisht me noterin publik Vangjel Koça,  një nga yjet e publicistikës së viteve ’30, vendimi gjyqësor kalon për zbatim në Zyrën e Përmbarimit Gjirokastër, e cila nxjerr në ankand 46 (dyzet e gjashtë) parcella toke pronë të Hazbi Omarit, me trashëgimi nga Isuf Omari, (babai) nga Gjirokastra. Nxjerrja nëw ankand e 46 parcella toke në interes të kreditores Gjylo Hoxha është një argument domethënës se ato 116 napolona flori ishin një kapital i madh shumë për kohën por edhe për sot.

“Shpallje – Ankandi”, për 46 parcellat tokë bujqësore në katundin Gjergucat të Gjirokastrës, e botuar në Vatrën e 30 gushtit ’36, përfillimi vjen me disa të dhëna për kreditoren Gjulo Hoxha, debitorin Hazbi Omari dhe huadhënien me kamatë: “Duke qënëse debitori original Isuf Omari [babai i Hazbi Omarit]… nuk është kontaktuar në këtë Zyrë dhe të paguante 116 napolona ari metal, bashkë me kamatën e tyre me 12 për qind në vit, që nga data 8-12-1932, … në favor të kreditores Gjylo, bijë e Jonus Çuçit dhe e shoqe e Halil Hoxhës nga Gjirokastra. …

Në bazë të detyrimit në fjalë dhe në mbështetje të rregullores së Kryesisë të Përmbarimit më datë 4-7-1934 mbasi u kryen veprimet e duhura ligjore nxjer dhe shet në ankand 46 pjesë të arave të poshtëshënuara dhe të zotënueme nga debitori Hazbi simbas kopjes së regjistrit kadastral të lëshuara nga Zyra e Hipotekave të Libohovës…” Shpallja e Ankandit, në ¾ e faqes së gazetës, vijon me të dhëna për 46 parcella toke, që dalin për shitje në ankand, si vendndodhja e parcellave, me kë kufizohen ato etj. Dokumenti i shpalljes së ankandit mban autorsinë e përmbaruesit Javer H. Grapshi.

Gjylo, bashkëshorte e Mulla Halit dhe nëna e “princit” EH, në qeverimin e Mbretit Zog I, ushtronte me mjeshtëri huadhënie “monedha flori metali”, me kamatë prej 12 për qind. Gjylo një mesogrua, babaxhane siç shihet e në foto, analfabete, me fëmijëri e bashkëshorte në mjedise familjare ku mbretëronte gjysmëmesjeta me zakone e tradicionalizma të mbrapshta, dhe Gjylo Hoxha bënte ferk për kohën, e dua të besoj se nuk kishte të ngjashmen e vet: kreditore me monedha ari të metalta, ama me kamatë të majme. Pa të ngjashmen e vet jo më në Gjorokastër, por shumë më shumë se atje.

Related Posts

Berisha: Zëri ynë tronditi në themel regjimin. Më 10 shkurt, sovrani për zvergu do u kapë
Kryesore

Berisha: Zëri ynë tronditi në themel regjimin. Më 10 shkurt, sovrani për zvergu do u kapë

02/02/2026
Reforma territoriale/ Si do të ndahet Shqipëria
Kryesore

Reforma territoriale/ Si do të ndahet Shqipëria

02/02/2026
Gjendet çifti që dyshohet se rrëmbeu Bleona Matën, mamaja pohon konfliktet me vlonjatët
Lajme

Gjendet çifti që dyshohet se rrëmbeu Bleona Matën, mamaja pohon konfliktet me vlonjatët

02/02/2026
Kërkohej për vjedhje banesash, shihni si e arreston policia të riun nga Saranda (VIDEO)
Kryesore

Kërkohej për vjedhje banesash, shihni si e arreston policia të riun nga Saranda (VIDEO)

02/02/2026
PD përgënjeshtron lajmin për dorëheqjen e Bujar Leskajt: Shpifje e Edi Ramës!
Kryesore

Bujar Leskaj kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale: Do t’i jepnim mundësi Ramës ta deformojë më shumë

02/02/2026
Gazetarja Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri
Kryesore

Gazetarja Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri

02/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Debati për “fëmijën me serben” , Labi në lot: Marre ju qoftë!

Debati për “fëmijën me serben” , Labi në lot: Marre ju qoftë!

03/02/2026
E quanin të “papërshtatshëm”, 50 ndeshje si trajneri, Chivu fiton Inter

E quanin të “papërshtatshëm”, 50 ndeshje si trajneri, Chivu fiton Inter

03/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al