• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zamira Rami, kryebashkiakja që s’jep dot as edhe një karafil pa kamera me vete (VIDEO)

08/03/2017
Zamira Rami, kryebashkiakja që s’jep dot as edhe një karafil pa kamera me vete (VIDEO)

Kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami zgjodhi sot për 8 Mars të shkonte në spitalin “Omer Nishani” dhe maternitetin “Dhimitër Çuçi”, ku në mënyrë simbolike dhuroi ndonjë karafil për disa të sëmurë dhe për nënat e reja. Ndoshta nuk duhet t’i jepet rëndësi lajmit se kryebashkiaken e pështyu një prej pacientëve, po të kemi parasysh se ky lajm është raportuar prej një portali, i cili është organ zyrtar i Partisë Demokratike në Gjirokastër.

Shpesh herë ky portal ka raportuar lajme të rreme për hir të luftës politike. Dhe tjetra, nuk është e vështirë të gjesh njerëz të pakënaqur apo që s’e kanë simpati kryebashkiaken e Gjirokastrës dhe që janë të gatshëm të bëjnë një gjest të tillë.  Por sidoqoftë përtej këtij lajmi, të cilin kryebashkiakja e përgënjeshtroi dhe e quajti shpifje, ka diçka tjetër që të bën përshtypje.

Zamira Rama dhuron dot qoftë dhe një karafil të vetëm pa patur me vetë kamerat e televizioneve lokale që ka nën kontroll. Siç shihet nga pamjet që vetë kryebashkiakja e Gjirokastrës i ka postuar në Facebook, tre kameramanë janë në dispozicion të saj. Me skenar dhe regji të përgatitur, fillimisht në dhomë hyjnë kameramanët, pastaj vjen kryebashkiakja me lule në dorë, a thua kemi të bëjmë me ndonjë ngjarje të një rëndësie të veçantë. Përse Zamira Rami nuk i dhuroi lulet pa zhurmë e pa bujë, por ua prishi ndoshta qetësinë pacientëve me një duzinë kameramanësh e fotografësh?

Për çfarë duhet e gjithë kjo shfaqje, i gjithë ky protagonizëm? Në të njëjtën mënyrë veproi edhe te kopshti “Cicërimat”. Mori kamerat me vete dhe “zaptoi” kopshtin për 8 Marsin. Fare mirë lulet dhe dhuratat mund të jepeshin edhe pa kamera e pa bujë. Një gjest human, qoftë dhe për 8 Marsin, ka vlerë edhe nëse nuk del në televizor. Por me sa duket kryebashkiakja e Gjirokastrës ka një varësi të pashpjegueshme ndaj medias, aq sa në fillimet e saj edhe shkarkimet apo emërimet e vartësve, që konsiderohet një punë rutinë, filloi t’i bënte me kamera me vete.

Kujtoni këtu çfarë ndodhi me shkarkimin e Dashamir Qelit. Por më pas u tërhoq nga kjo metodë pasi në opinionin publik u shfaq thjesht si një kryebashkiake arrogante dhe pa etikë. A mos ndoshta Zamira Rami duhet të tërhiqet nga ky sens i lartë protagonizmi, edhe në ato raste kur nuk është e nevojshme, si sot për 8 Marsin? /ArgjiroLajm.net

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba ndahet live në prime nga i dashuri: Ai nuk meriton as një takim

Alba ndahet live në prime nga i dashuri: Ai nuk meriton as një takim

19/12/2025
James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al