• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë fshihet pas largimit të drejtorit të Tatimeve në Sarandë

28/08/2019
Çfarë fshihet pas largimit të drejtorit të Tatimeve në Sarandë

Ora News raportoi gjatë ditës lajmin se Alket Qëndros, drejtorit të Tatimeve në Sarandë, i ishte kërkuar dorëheqja nga detyra. Sipas këtij raportimi, argumenti për kërkesën e dorëheqjes ishte rifreskimi i strukturave. Por më vonë vetë Qëndro ka thënë se askush nuk i ka kërkuar dorëheqjen, por ai do të largohet për të marrë një detyrë tjetër. Duke folur për SarandaWeb, ai përmendi edhe faktin se ka realizim 107% të planit të mbledhjes së të ardhurave. Por e vërteta është ndryshe dhe natyrisht që nuk pritet të thuhet publikisht prej Qëndros. Aksioni kundër informalitetit zbuloi një gropë të madhe financiare në Sarandë. Qindra biznese fshehnin të ardhurat dhe bëjnë evazion fiskal.

Tejkalimet e planit që thotë Qëndro nuk janë domethënëse në një kohë kur dihet se planifikimi i të ardhurave bëhet qëllimisht në një nivel të caktuar, lehtësisht i arritshëm, në mënyrë që nga ana tjetër t’i hapet rruga ekonomisë informale. Pra, ‘tavanin’ e caktojnë qëllimisht të ulët për ta arritur lehtësisht, por ky planifikim nuk përkon me gjendjen reale në terren; numrin e bizneseve që operojnë, deklarimet e të ardhurave etj. Dhe aksioni antiinformalitet, edhe pse kishte natyrisht dimensionin propagandistik nga qeveria, zbuloi se në Sarandë niveli i evazionit fiskal është i lartë.

Kjo është arsyeja e parë e lëvizjes së Alket Qëndros, por jo domosdoshmërisht më kryesorja. Ministrja e re e Financave, Anila Denaj, është zotuar se deri në vjeshtë do t’i shkarkojë të gjithë drejtorët e Tatimeve, për t’i zëvendësuar me të tjerë. Kështu ndodhi edhe në qytete të tjera dhe ky është një proces që do të vijojë. Kujtoni në fillim të këtij muaji largimin e drejtorit të Gjirokastrës. Me radhë do të ‘bien’ të gjithë emërimet e Arben Ahmetajt apo qoftë edhe të Koço Kokëdhimës, siç është në fakt rasti i Alket Qëndros.

Ky i fundit qëndron në atë pozicion prej 5 vitesh. Të gjithë drejtorëve të Tatimeve në Shqipëri u është kërkuar në grup dorëheqja. Kjo që thotë Alket Qëndro se po largohet vetë për një detyrë tjetër, është thjesht zbukurim, për të mos thënë se e kanë detyruar të veprojë kështu. Natyrisht ai është në të drejtën e vet të thotë se po largohet me dëshirë për një pozicion tjetër, por nuk është kjo e vërteta.

S’ka zyrtarë me integritet kaq të lartë në Shqipëri, që të japin dorëheqjen nga detyra se gjoja janë mërzitur në një pozicion apo se administrata ka nevojë për shërbimin e tyre në një ofiq tjetër. Aq më shumë kur bëhet fjalë për Tatimet, si një prej institucioneve më të lakmuara për arsye që i dimë të gjithë. Megjithatë herët ose vonë Alket Qëndro do të lëvizte nga ky pozicion. Edi Rama ka paralajmëruar ‘furtunë’ në radhët e drejtuesve në të gjithë vendin. Kushdo që ka mbi 4 vite në detyrë, pavarësisht performancës, nuk e mbyll dot vjeshtën në pozicionin që mban.  

©argjiroja.net 

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk ka vend për panik (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Nuk ka vend për panik (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
5 ndeshje radhazi pa shënuar, por Kane bëhet “mbreti” i assisteve (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

5 ndeshje radhazi pa shënuar, por Kane bëhet “mbreti” i assisteve (VIDEO)

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al