Kryetari i PD Gjirokastër, Dasho Aliko, ka reaguar pas zhvillimeve të djeshme ku në mbledhken e Këshillit Bashkiak, Flamur Golemi denoncoi abuzimet e paraardhëses së tij me fondet publike dhe vendet e punës.
Aliko i referohet Golemit si ‘kryetar i emëruar’ dhe shtron pyetjen retorike: Kush e drejtonte Gjirokastrën deri më tani?
Sipas tij Bashkinë Gjirokastër në të vërtet e drejtonte Partia Socialiste dhe se kjo që po bën Flamur Golemi është propagandë.
Aliko thotë se këshilltarët e PS-së në katër vitet e shkuara kanë marrë vendime në dëm të interesave të qytetarëve duke përdorur forcën e kartonit.
©argjiroja.net