• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Viti i ri akademik në Gjirokastër, pse s’ka vend për entuziazëm

14/10/2019
Viti i ri akademik në Gjirokastër, pse s’ka vend për entuziazëm

14 tetori ka qenë një e hënë normale në disa qytete të Shqipërisë, me një panoramë që nuk i ngjan pothuajse aspak nisjes së vitit të ri akademik. Përjashtim këtu nuk bën as Gjirokastra.  Në dyert e universiteteve çdo vit e më shumë janë paraqitur më pak studentë duke bërë që disa prej degëve të mbyllen, madje në Kukës situata është më dramatike, pasi filiali i Universitetit të Tiranës nuk i ka hapur dyer për të gjashtin vit radhazi. Le të ndalemi në Gjirokastër. Ndonëse njëzëri nga rektori, pedagogë dhe mediat lokale, është thënë se këtë vit ka rritje të numrit të studentëve, sërish s’ka vend për entuziazëm.

Në total këtë viti u regjistruan 505 studentë të rinj, me një rritje rreth 3% krahasuar me vitin e kaluar. Por gjysma e këtyre studentëve janë në programet profesionale dy vjeçare, ku regjistrohen të gjithë ata që kanë mesatare nën 6. Siç e kemi thënë edhe herë të tjera, programet profesionale dy vjeçare janë një shpikje e qeverisë për “të zënë me punë” apo për të mbajtur të angazhuar atë kontigjent maturantësh që kanë mesatare nën notën 6. Për të mos i regjistruar si të papunë, i fusin në universitet për së paku dy vite në programe si ndihmës ekonomist, ndihmës jurist etj…

Këtu ka vështirësi të punësohen ekonomistët, le më pastaj ndihmës ekonomistët. Por ky është diskutim tjetër. Pra, jemi në kushtet kur Universiteti i Gjirokastrës është zgjedhur edhe këtë vit në masë të madhe nga maturantë me mesatare nën 6. Nëse kjo gëzon drejtuesit dhe pedagogët e universitetit, që duan thjesht të ruajnë status quonë dhe të marrin rrogat, ky nuk është një lajm i mirë në tërësi për universitetin. Cilësia e maturantëve që hyjnë dhe cilësia e studentëve që dalin në diplomim, ky duhet të jetë preokupimi i universitetit, jo thjesht numri si sasi.

Por për fat të keq puna ka mbërritur deri në pikën që Universitetit të Gjirokastrës i duhet vetëm numri, jo cilësia. Ndërkohë nga ana tjetër rektori Bektash Mema mburret para mediave duke thënë se një nga pikat më të forta të Universitetit “Eqrem Çabej” është ndërkombëtarizimi. I referohet këtu një aspekti për të cilin ai vetë dhe universiteti kanë zero meritë. Programet Erasmus Plus janë të Bashkimit Europian. Universitetet thjesht bëjnë ndërmjetësimin për studentët që duan të ndjekin një semestër jashtë vendit.

Plotësisht dakord me atë, që zbrazja e universitetit nuk është vetëm për shkak të faktorëve të brendshëm si nepotizmi e korrupsioni, por edhe për faktorë të jashtëm si ulja e numrit të nxënësve, largimi i njerëzve jashtë vendit apo drejt qendrave më të mëdha urbane. Të gjithë këto kanë ndikim të ndjeshëm, por faji kryesor për gjendjen ku është katandisur sot Universiteti “Eqrem Çabej” duhet kërkuar së brendshmi. Keqmenaxhimi ndër vite, korrupsioni dhe nepotizmi i frikshëm kanë frenuar konkurrencën dhe degraduan universitetin. Për këtë nuk ka folur askush. Kishte një pakt të heshtur së brendshmi që askush të mos ngacmohej, por të përfitonin sa të mundnin. Dhe ia kanë dal në fakt. Pakti është edhe sot.

Për vite me radhë nuk flitej për problemet e brendshme të universitetit. Në çdo rast projektohej “armiku” tek faktorë të jashtëm, për të cilët ne besojmë se nuk kanë qenë derminantë në rrënimin e universitetit. Kanë pasur dhe kanë ndikim padiskutim, por nuk kanë qenë përcaktues në rrjedhën që morën gjërat. Sidoqoftë ne i urojmë suksese studentëve të Universitetit “Eqrem Çabej” që sot nisën vitin e ri akademik, suksese edhe për shumë pedagogë të ndershëm e të përkushtuar. Për gjithë të tjerët që e zhvatën universitetin ndër vite, le të shpresojmë që do të kujtohet dikush të nisë vettingun akademik menjëherë. Ky universitet duhet rithemeluar!

©argjiroja.net 

Related Posts

PS miraton e vetme reformën territoriale, fshihen nga harta 15 bashki
Kryesore

PS miraton e vetme reformën territoriale, fshihen nga harta 15 bashki

09/10/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!
Kryesore

Leonard Hide kundër shkrirjes së bashkisë: Libohova duhet të ekzistojë

08/10/2026
Deputeti i PS ndryshoi qëndrim për territorialen, Berisha: Zgjodhe Big Marketin, jo vullnetin e Selenicës
Kryesore

Deputeti i PS ndryshoi qëndrim për territorialen, Berisha: Zgjodhe Big Marketin, jo vullnetin e Selenicës

08/10/2026
Braçe: Mu tha nominalisht në mbledhje grupi, po nuk e votove largohu. Ose do rri ose do iki!
Kryesore

Braçe: Mu tha nominalisht në mbledhje grupi, po nuk e votove largohu. Ose do rri ose do iki!

08/10/2026
Elisa Spiropali: Reforma Territoriale nuk është një reformë, duhet ta themi këtu hapur. Keqardhje, por këtu po bëhet teatër
Kryesore

Elisa Spiropali: Reforma Territoriale nuk është një reformë, duhet ta themi këtu hapur. Keqardhje, por këtu po bëhet teatër

08/10/2026
Mirela Kumbaro: Sot Libohova nuk është vendi i mungesave, por vendi i mundësive (VIDEO)
Kryesore

Mirela Kumbaro: Sot Libohova nuk është vendi i mungesave, por vendi i mundësive (VIDEO)

08/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rikthehet “Abissnet Superiore”/ Java e 6-të luhet në fundjavë, “Air Albania” pret derbin Partizani – Tirana – Balkanweb.com – News24

Rikthehet “Abissnet Superiore”/ Java e 6-të luhet në fundjavë, “Air Albania” pret derbin Partizani – Tirana – Balkanweb.com – News24

09/10/2026
Kategoria e Parë/ Java e 5-të luhet këtë fundjavë, gjashtë sfida në program – Balkanweb.com – News24

Kategoria e Parë/ Java e 5-të luhet këtë fundjavë, gjashtë sfida në program

09/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al