• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rekord/ Greqia ka sekuestruar 13 ton kanabis të sjellë nga Shqipëria (VIDEO)

16/03/2017
Rekord/ Greqia ka sekuestruar 13 ton kanabis të sjellë nga Shqipëria (VIDEO)

Autoritetet greke thonë se kanë sekuestruar 14 muajt e fundit rreth 13 ton kanabis, pjesa dërrmuese e të cilit vinte nga Shqipëria.
Për çështje që lidhen me trafikun e drogës janë arrestuar në të njëjtën periudhë më shumë se 12 mijë persona.
Sa i përket nacionalitetit të të arrestuarve, dominojnë shqiptarët dhe grekët. Këta të fundit po përfshihen përherë e më shumë në transportimin e drogës, të joshur nga pagesa prej 1000 eurosh për çdo rrugë.
Autoritetet greke thonë se përfshirja e shtetasve vendas shpjegohet me vështirësitë që ka krijuar kriza ekonomike, duke duke bërë mjaft prej tyre që të përpiqen për të siguruar të ardhura nëpërmjet veprimtarive të paligjshme.
Policia greke publikoi të enjten pamje nga asgjesimi i rreth 2,5 tonë kanabis, si dhe 58 kg heroinë të kapur dy muajt e fundit.
Asgjesimi u bë me mënyrën e djegies në furrnaltë, në një zonë e cila nuk bëhet e ditur, por në prani të prokurorit dhe të oficerëve të drejtorisë së sigurimit publik të Athinës.
Bashkë me pamjet filmike dhe fotografitë nga aksioni i djegies së drogës, drejtoria e përgjithshme e policisë greke ka publikuar edhe shifrat konkrete, të një periudhe kohore që e quan si shumë të suksesshme.
Kështu, në periudhën nga janari 2016 deri në shkurt 2017, janë sekuestruar:
12,8 ton kanabis
200,2 kg heroinë
125,4 kg kokainë,
55.470 fidanë kanabisi
76.357 pilula me përmbajtje narkotike.
Në komunikatën e policisë greke thuhet se vetëm në dy muajt e parë të 2017-s janë sekuestruar më shumë se 3 tonë kanabis, dhe mbi 106 kg heroinë.
Autoritetet thonë se rastet e kapjes së kanabisit që vjen nga Shqipëria janë bërë thuajse të përditshme në Greqi vitin e fundit.
Kjo rritje impresionuese nuk shpjegohet vetëm me kërkesën nga tregu vendas, por sidomos me shfrytëzimin e rrugëve detare dhe porteve të Greqisë, për ta kaluar kanabisin në Europë./ora news

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lumturi për Pete Davidson, vjen në jetë fëmija i tij i parë

Lumturi për Pete Davidson, vjen në jetë fëmija i tij i parë

19/12/2025
Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al