Gjatë një operacioni anti-drogë, i cili ka përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit, një person ka përfunduar në pranga.
Bëhet fjalë për Dilaver Kalaja, shef i ruajtjes së objekteve në Komisariatin nr. 1 në Tiranë, ku gjatë kontrollit në banesë i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit kallashnikov.
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se Dilaver Kalaja është ndjekur që nga pika kufitare e Kakavijës, deri në drejtim të banesës së tij. Ndërkohë pritet të zbardhen detaje të reja lidhur me aksionin e policisë.