• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Goditet grupi në Tiranë, pranga edhe për një 54-vjeçar nga Gjirokastra

23/10/2019
Goditet grupi në Tiranë, pranga edhe për një 54-vjeçar nga Gjirokastra

Policia e Tiranës ka goditur një grup të trafikut të lëndëve narkotike, duke arrestuar dy presona dhe proceduar në gjendje të lirë një tjetër. Në pranga kanë rënë 54-vjeçari A. L., i dënuar më parë për dhunë në familje, si dhe i riu E. K., ndërsa është nën hetim 23-vjeçari D. K., pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur kallashnikov, armë gjahu dhe kanabis.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Shkëmbimi”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D. V. P Tiranë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohen drogë e armë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi proaktiv dhe një pune intensive në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Shkëmbimi”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. L., 54 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”. Arrestimi u bë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

E. K., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi D. K., 23 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistruar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, shërbimet e Policisë Kufitare pas njoftimit të dhënë nga Sektori i Narkotikëvë në DVP Tiranë është bërë ndalimi i automjetit tip autoveturë i markës Mercedes Benz, me drejtues shtetasin A. L.

Pas kontrollit të këtij automjeti në vijën e dytë, në pjesën e dyshemesë poshtë sediljes së shoferit është konstatuar një hapje e struktures metalike, në brendësi të së cilës janë gjetur 19 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, me peshë 13 kg, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin dhe dy celularë.

Po në kuadër të këtij procedimi penal, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Shefqet Kuka”, Tiranë, është ushtuar kontroll në banesat e shtetasve E. K. dhe D. K. Gjatë kontrollit në ambientet pranë banesës së shtetasit E. K. është gjetur një armë armë zjarri kallashnikov. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit D. K. në ambientet e banesës së këtij shtetasi u gjetën dy armë gjahu, për të cilat nuk dispononte leje. Armët e zjarrit dhe armët e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit A. L., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të shtetasit E. K. dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit D. K.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al