• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

1 vjetori i Kacifas, Vangjel Tavo ‘shkëlqeu’ me mungesën e tij në Bularat

26/10/2019
1 vjetori i Kacifas, Vangjel Tavo ‘shkëlqeu’ me mungesën e tij në Bularat

Ndryshe nga sa ishin pritshmëritë dhe nga sa ishin paralajmëruar, sot në Bularat të Dropullit kishte pak njerëz për ceremoninë 1 vjetorit të ekstremistit grek Kostandin Kacifas, i cili u qëllua për vdekje një vit më parë nga forcat RENEA. Ndër të tjera ra në sy edhe mungesa e ish-deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo. Nuk dihet përse Tavo mungoi sot në Bularat, ku pati sërish thirrje antishqiptare nga disa ekstremistë të ardhur nga Greqia, por më së shumti nga nëna e Kacifas, e cila madje shkoi deri aty së kërkoi të rrëmbeheshin armët kundër nesh, na quajti gjithashtu edhe turqë. Megjithatë histeria e nënës së Kacifasit është fare banale dhe pa rëndësi.

E kuptueshme deri diku pasi kemi të bëjmë me një nënë që ka humbur të birin dhe sido që të ketë qenë Kacifas, ai mbetet i shtrenjti i saj. Por ky një vjetor i ekstremistit grek ka edhe një element tjetër të veçantë. Ish-deputeti Vangjel Tavo s’e gjeti kurrë kurajon të distancohej nga thirrjet antishqiptare që u hodhën një vit më parë në Bularat gjatë varrimit të Kacifas. “Benzinë dhe zjarr për qentë shqiptarë”, ishin disa prej thirrjeve të ekstremistëve. Tavo ishte aty, i dëgjoi dhe aprovoi në heshtje ato thirrje. Por më pas e deri më sot që është mbushur plot 1 vit nga ajo ngjarje, ish-deputeti i Gjirokastrës nuk guxoi të shkruante dy radhë në Facebook.

Thjesht t’i dënonte ato thirrje dhe të distancohej prej tyre. Kaq gjë Vangjel Tavo ia kishte borxh elektoratit të vet, në shumicë shqiptare, që e ka mbajtur në Kuvend si deputet për rreth 20 vjet. Kjo heshtje e tij është po aq e rëndë sa edhe vetë koret raciste të një viti më parë. Mbajeni shënim si rast kur Vangjel Tavo t’ju trokasë sërish në derë dhe t’ju kërkojë votën për t’u rifutur në Kuvendin e Shqipërisë. Kaq!

©argjiroja.net 

Related Posts

Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore
Kryesore

Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore

20/04/2026
Nën hetim topografi nga Gjirokastra, ja për çfarë akuzohet
Kryesore

Zyrtare nga policia, nën hetim i riu nga Gjirokastra, dyshohet për përhapjen e lajmit të rremë mbi infektimin me HIV

20/04/2026
Hiqen patrullat nga rrugët, urdhri i Hitës: Shkeljet të evidentohen me radarë e dronë! Ndalimet rutinë, vonesë për shoferët
Kryesore

Hiqen patrullat nga rrugët, urdhri i Hitës: Shkeljet të evidentohen me radarë e dronë! Ndalimet rutinë, vonesë për shoferët

20/04/2026
Lajmi i rremë për infektimin me HIV, Bashkia Gjirokastër bën kallëzimin penal. Avokati: Përhapja e panikut ndëshkohet!
Kryesore

Lajmi i rremë për infektimin me HIV, Bashkia Gjirokastër bën kallëzimin penal. Avokati: Përhapja e panikut ndëshkohet!

20/04/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Blog

Canua i Gjirokastrës dhe “sida” e Berishës

19/04/2026
Kryesore

Të huajt “pushtojnë” bregdetin/ Apartamentet arrijnë 6 mijë euro/m², vilat deri në 3 milionë euro

19/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

21/04/2026
Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

21/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al