• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në dy muaj 35 jetë të humbura nga aksidentet. Mos e ngisni makinën si të ishte avion

27/10/2019
Aksident, makina godet të moshuarin, ndërron jetë në spital

Pavarësisht ashpërsimit të masave ndëshkimore për shkelësit e rregullave të qarkullimit dhe aksioneve të përsëritura të policisë, ulja e aksidenteve me pasoja nuk po ndodh, përkundrazi ngjarjet tragjike në rrugë janë shtuar.

Vetëm në dy muajt e fundit në periudhën shtator- tetor kanë humbur jetën si pasojë e tyre 35 persona, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku numri i aksidenteve me pasojë vdekjen ishte 29.

Nga bilanci i shifrave rezulton se në muajin shtator kanë humbur jetën 20 persona si shkak i aksidenteve ndërkohë që vitin e kaluar numri i të vdekurve nga aksidentet ishte në 9 persona, ndërsa deri në 27 tetor kanë ndodhur 15 aksidente me pasojë vdekje.

Në të gjitha rastet sipas ekspertëve janë shkelja e rregullave te qarkullimit qoftë nga këmbësorët që presin rrugën jashtë vijave te bardha qoftë nga drejtuesit e automjeteve që ecin me shpejtësi jashtë normave apo përdorin celularëve.

Ndërkohe nga ana tjetër policia e kryeqytetit vijon aksionin për parandalimin e tyre. Sipas policisë në 14 orët e fundit janë pezulluar patentat e 14 shoferëve, të cilët udhëtonin në autostradën Tiranë-Durrës , pasi ishin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia i bën thirrje shoferëve që të mos e ngasin makinën si të ishte avion dhe rrugën e mjeteve e trajtojnë si pistë. Edhe pse Policia Rrugore ka shtuar kontrollet duke përdorur mjetet speciale si Radar e Drager, edhe pse gjatë fundjavave janë shume drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave te lejuara përsëri ka drejtues mjetesh që rrugën e trajtojnë si pistë duke ecur me 145 km/h deri 174 km/h, nxitim që i rrezikon jetën./ Ora

Related Posts

Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore
Kryesore

Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore

20/04/2026
Nën hetim topografi nga Gjirokastra, ja për çfarë akuzohet
Kryesore

Zyrtare nga policia, nën hetim i riu nga Gjirokastra, dyshohet për përhapjen e lajmit të rremë mbi infektimin me HIV

20/04/2026
Hiqen patrullat nga rrugët, urdhri i Hitës: Shkeljet të evidentohen me radarë e dronë! Ndalimet rutinë, vonesë për shoferët
Kryesore

Hiqen patrullat nga rrugët, urdhri i Hitës: Shkeljet të evidentohen me radarë e dronë! Ndalimet rutinë, vonesë për shoferët

20/04/2026
Lajmi i rremë për infektimin me HIV, Bashkia Gjirokastër bën kallëzimin penal. Avokati: Përhapja e panikut ndëshkohet!
Kryesore

Lajmi i rremë për infektimin me HIV, Bashkia Gjirokastër bën kallëzimin penal. Avokati: Përhapja e panikut ndëshkohet!

20/04/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Blog

Canua i Gjirokastrës dhe “sida” e Berishës

19/04/2026
Kryesore

Të huajt “pushtojnë” bregdetin/ Apartamentet arrijnë 6 mijë euro/m², vilat deri në 3 milionë euro

19/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

21/04/2026
Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

21/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al