• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Negociatat, dy propozimet e Francës për të hequr veton në BE

28/10/2019
Negociatat, dy propozimet e Francës për të hequr veton në BE

Gazeta Financial Times ka publikuar një artikull në lidhje me vendimin e BE-së për të mos hapur negociatat për dy shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe veton e vendosur nga Franca kundër zgjerimit të BE-së.

Artikulli në fjalë është shkruar nga profesor Zaki Laïdi, i cili është ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politike, profesor në universitet dhe ish këshilltar i kryeministrit francez në vitet 2014-2016.

Ai shpjegon në artikull se vetoja e presidentit Macron nuk lidhet me vlerësimin e veçantë të vendeve kandidate, pra nuk kishte lidhje direkte me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë por lidhet me dy probleme të hershme të BE-së që nuk kanë gjetur zgjidhje që nga vitit 2004.

Profesori shkruan se Franca do t’i paraqesë BE-së dy propozime në mënyrë që të heqë veton kundër zgjerimit.

“Ju thoni se presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë një “gabim historik” në veton ndaj hapjes së negociatave të pranimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë (në editorialin e datës, 22 tetor). Ju shtoni se do të ishte e preferueshme të pranonit parimin e hapjes së negociatave, ndërsa paralelisht të korrigjohen dobësitë institucionale të këtyre vendeve, të cilat me siguri do të zgjasin një dekadë.

Këto argumente, të cilat kanë avantazhin e sensit të përbashkët, janë gjithsesi shumë të diskutueshme. Në të vërtetë, kundërshtimi francez për hapjen e negociatave në asnjë mënyrë nuk lidhet me vlerësimin e veçantë të vendeve kandidate, por me një problem politik shumë më thelbësor që Evropa nuk ka qenë plotësisht në gjendje ta zgjidhë që nga viti 2004: thellimi i mekanizmave të saj të integrimit politik, në këmbim të zgjerimit.

Pikëpamja franceze është pra krejtësisht e qartë: për sa kohë që Evropa nuk ka shtrirë mekanizmat e integrimit politik thelbësor për përparimin e integrimit evropian, asnjë zgjerim nuk duhet të bëhet.

Për të hequr veton, Franca mund të bëjë propozime konkrete: zëvendësimin e unanimitetit, me votimin e shumicës së kualifikuar në dy fusha kryesore – politikën e jashtme dhe taksimin. Pasi të arrihen këto dy rezultate, nuk do të ketë asnjë arsye për të mos vazhduar procesin e zgjerimit duke mbetur i kujdesshëm, siç u tregua në rastin e Turqisë, të cilën askush nuk e imagjinon të anëtarësohet në BE pavarësisht hapjes së negociatave.

Evropa është një ndërtim politik vullnetar, jo një institucion i krijuar për të promovuar miqësi midis popujve. Pikërisht për këtë shkak nuk kuptohet se është sot në një bllokim”, shkruan eksperti francez.

Related Posts

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!
Lajme

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!

24/10/2026
Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës
Lajme

Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës

24/10/2026
Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)
Lajme

Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)

24/10/2026
Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë

24/10/2026
Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj
Kryesore

Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj

24/10/2026
Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë
Kryesore

Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

24/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre

24/10/2026
Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al