Duke nisur nga e enjtja e 31 tetorit mos harroni të merrni me vete çadrat dhe të visheni ngrohtë. Shirat do të nisin ditën e fundit të muajit duke sjellë zyrtarisht vjeshtën. Reshjet do të përfshinë të gjithë territorin e vendit por nuk do të jenë intensive. Por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë. Pas të premtes reshjet e shiut do të ndërpriten, temperaturat do të njohin rritje duke sjellë sërish ditët e ngrohta.