• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeveria jep me qira ambientet e Syrit të Kaltër (Dokumentet)

30/10/2019
Rrëzohet shkëmbi, plagosen dy turistë grekë dhe një izraelit në Syrin e Kaltër

Pak ditë më parë, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi dhe drejtuesi i Komitetit të Pasurive Nënujore në UNESCO, Auron Tare, deklaruan se pika turistike e Syrit të Kaltër në Delvinë po degradohej.

Madje, ata deklaruan se rrezikohet edhe jeta e turistëve si pasojë e keqmenaxhimit. Dy shtetarët vendosën njëzëri se kjo pikë duhej të mbyllej dhe të menaxhohej më mirë. Por, vetëm disa ditë pas këtyre deklaratave, vjen lëvizja e radhës e qeverisë, e cila ka menduar që edhe këtë pikë turistike ta japë me qira.

Gazeta SHQIP ka siguruar ekskluzivisht disa dokumente, ku ministria e Financave ka hapur procedurën për dhënien me qira të ambienteve te “Syri i Kaltër”. Duket se daljet publike të Klosit dhe Tares kanë qenë të programuara, pasi shumë shpejt ministria e Financave ka përfunduar në kohë rekord procedurat për dhënien me qira të këtyre ambienteve.

Sipas dokumenteve të Gazetës SHQIP, thuhet se qeveria ka vendosur “dhënien me qira të pasurisë shtetërore me numër 652/1 vol. 4, faqe 15, zk. 2758, me emërtimin ‘Kabina Druri, 5 copë’, me sipërfaqe totale 470 m2, nga të cilat 220 m2 nën objekt dhe 250 m2 sipërfaqe funksionale, me vendndodhje në Syrin e Kaltër, Delvinë, në administrim të shoqërisë ‘Albturist T.O’ Sha”.

Pra, nga dokumentet del shumë qartë se qeveria po i jep privatit një nga pasuritë më të vlefshme të saj, e cila me një organizim të mirë nga strukturat shtetërore mund të kthehej në atraksion të fort turistik, për pushtetin lokal. Në dokumente përmenden shumë ligje, por ajo që bie në sy është një urdhër me Nr. 360 i datës 9 tetor 2019. Pra, vetëm 1 javë pasi Klosi dhe Tare dolën publikisht për të mbyllur Syrin e Kaltër.

Në dokumente thuhet se “dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim dhënien në përdorim të saj për ushtrimin e një veprimtarie ekonomike e cila të gjenerojë të ardhura dhe punësimin e banorëve të zones”. Sipas saj, konkurrimi do të zhvillohet në datën 30 tetor (sot) në Ministrinë e Financave dhe vlera dysheme për detyrimin e qirasë, për fillimin e konkurrimit, është 72 500 lekë/në muaj. Pra, vetëm 600 euro në muaj!

Ministria ka përcaktuar se vlerësimi i ofertave të konkurrentëve do të bëhet nga investimi me 40 pikë, punësimi 30 pikë dhe tarifa mujore e qirasë 30 pikë. Afati i dhënies me qira të kësaj pasurie është 10 vjet. “Objekti mund të jepet me qira vetëm duke ruajtur destinacionin e tij fillestar, që është, ushtrimi i veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit turistik.”

Pak ditë më parë, Klosi deklaroi se Syri i Kaltër është një gangrenë nga mënyra e menaxhimit, ndërsa deklaroi se “kemi gati plan për vitin 2020”. Por, duket se plani paska qenë gati me kohë, atë të lëshimit me qira për një shumë qesharake./ Shqip

Related Posts

Kryesore

Rama niset për Amerikë, takim me Trump në Bordin e Paqes

18/02/2026
Thaçi në Hagë: S’mund të isha indiferent ndaj masakrave të Millosheviçit ndaj vendit tim! Qëllimi ynë ishte paqja, nuk pendohem asnjëherë
Kryesore

Thaçi në Hagë: S’mund të isha indiferent ndaj masakrave të Millosheviçit ndaj vendit tim! Qëllimi ynë ishte paqja, nuk pendohem asnjëherë

18/02/2026
Kumbaro: 444 studentë ekselentë do të marrin pagë minimale
Kryesore

Kumbaro: 444 studentë ekselentë do të marrin pagë minimale

18/02/2026
Nuk iu bindën policisë për të liruar tokën e zaptuar te Uji i Ftohtë, nën hetim dy persona nga Tepelena
Kryesore

Nuk iu bindën policisë për të liruar tokën e zaptuar te Uji i Ftohtë, nën hetim dy persona nga Tepelena

18/02/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe hyri në shtëpinë e gruas, nën hetim 46-vjeçari nga Gjirokastra

18/02/2026
Gjirokastër, policia gjen vajzën e zhdukur nga ‘Zinxhirat’
Kryesore

Thyen xhamin e autobusit, policia ndalon 3 të mitur në Gjirokastër

17/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kategoria e Parë/ Komisioni i Ligave dhe Garave përcakton datat & oraret e javës së 23-të dhe 24-t

Kategoria e Parë/ Komisioni i Ligave dhe Garave përcakton datat & oraret e javës së 23-të dhe 24-t

18/02/2026
Naomi Campbell reagon pasi emri i saj doli në dokumentet e Epstein: Mos më akuzoni

Naomi Campbell reagon pasi emri i saj doli në dokumentet e Epstein: Mos më akuzoni

18/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al