• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandali/ Si përgjohen bisedat në Whats App përmes një programi izraelit

01/11/2019
Skandali/ Si përgjohen bisedat në Whats App përmes një programi izraelit

Përmes shërbimit të mesazhit, Whatsapp sipas një agjencie lajmesh janë përgjuar qeveri dhe ushtri në të paktën 20 vende të botës. Një software përgjues i një firme izraelite ka shfrytëzuar një boshllëk sigurie.

Një numër jo i vogël anëtarësh nga qeveri dhe ushtri të të paktën 20 vendeve të botës sipas të dhënave të qarqeve të brendshme kanë qenë objekt përgjimi përmes shërbimit të mesazhit, Whatsapp. Këtë ia kanë konfirmuar agjencisë Reuters disa persona, që janë ngarkuar me një hetim të brendshëm të degës së Facebook-ut, Whatsapp. Me një software spiunazhi mund të përgjoheshin smartphonët e të prekurve.

Whatsapp ka dorëzuar të martën aktakuzën kundër firmës izraelite të softwarëve NSO Group. Kjo firmë akuzohet, se ka zhvilluar një program spiunazhi dhe e ka shitur atë, duke shfrytëzuar një boshllëk sigurie në serverat e Whatsapp-it. Me këtë janë hakeruar smartphonët e më të paktën 1.400 përdoruesve. Të prekur janë edhe gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

NSO kishte deklaruar më parë lidhur me akuza të tilla, se ka shitur programe spiunazhi vetëm për qeveritë që i përdorin ato në luftën kundër terrorit apo kriminalitetit. Për akuzat e reja NSO nuk është prononcuar.

Kreu i Whatsapp-it, Will Cathcart ka deklaruar se ky grup paraqitet se punon me përgjegjësi për qeveritë. “Por ne kemi zbuluar, se më shumë se 100 gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në majin e kaluar kanë qenë objekt sulmi. Ky keqpërdorim duhet të marrë fund.”

Kodi përmes videolidhjes

Sipas të dhënave, NSO ka përdorur një boshllëk sigurie në shërbimin e mesazhit, Whatsapp për të instaluar programin Pegasus. Në smartphonët e përdoruesve është shfaqur vetëm një telefenatë videoje, shkroi Cathcart në një artikull për “Washington Post.” Në të vërtetë pas rënies së ziles është instaluar një kod dëmtues për të instaluar softëare spiunazhi.

Shërbimi Whatsapp u bëri thirrje përdoruesve që të aktualizojnë celularin për të mbyllur këtë boshllëk sigurie. NSO u identifikua pas disa muaj hetimesh. Që në vitin 2016 ekspertët e kishin akuzuar këtë firmë, se ka ndihmuar në përgjimin e aktivistëve në Emiratet e Bashkuara. Pegasus është në gjendje të aktivizojë kameran dhe mikrofonin e smartphoni-t të personit të përgjuar. DW

Related Posts

Panik në aeroportin e Athinës, avioni bën ulje emergjente
Kryesore

Panik në aeroportin e Athinës, avioni bën ulje emergjente

12/05/2026
Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka…

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka…

26/05/2026
“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

25/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al