• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Futbollistit i thyhet nofulla dhe përfundon në spital, trajneri i Këlcyrës bën sikur s’ka ndodhur asgjë: Ishte thjesht lojë e fortë

05/11/2019
Futbollistit i thyhet nofulla dhe përfundon në spital, trajneri i Këlcyrës bën sikur s’ka ndodhur asgjë: Ishte thjesht lojë e fortë

Për atë çfarë ndodhi në ndeshjen mes Këlcyrës dhe Maliqit ditën e diel, ku Arlind Xaka i miqve përfundoi pa ndjenja në fushë e më pas në spital, ka reaguar trajneri Robert Spahiu i ekipit vendës. Ai jep versionin e tij për atë ndeshje dhe thumbon trajnerin e Maliqit, Egli Malësija, për deklaratat e këtij të fundit.

“Ndeshja filloi në normalitet, nën kujdesin e klubit për mbarëvajtjen e saj dhe siguri për miqtë, të cilët në rastin konkret nuk janë të tillë vetëm në kuadrin sportiv. Ishte ndeshje e fortë nga të dyja ekipet dhe brenda një loje të fortë sportive incidentet konsiderohen “normalitet”.

Dua të sqaroj se nuk kishte asgjë të qëllimshme apo tendencioze për të dëmtuar kundërshtarin. Ishte thjesht një incident fushe i krijuar nga loja e fortë brenda kontureve sportive, ndodh dhe në fusha ndërkombëtare. Pas atij incidenti të hiperbolizuar nga miqtë si dalje nofulle, e rëndësishme është që lojtari i Maliqit, sipas raporteve mjekësore të spitalit të Këlcyrës dhe spitalit të Gjirokastrës, nuk ka pasur dëmtime serioze.

Me mbarimin e ekzaminimeve në spitalin e Gjirokastrës, gjendja e lojtarit mik paraqitej e mirë dhe është larguar në gjendje të mirë drejt Korçës. Në finale, kjo është e rëndësishme dhe aludime të natyrave të ndryshme të bëra nga Maliqi janë mekanizma të përdorur për të mos pranuar barazimin në kushtet kur prisnin vetëm fitore.

Eshtë rastësi që arbitrimi e ka konsideruar incident të dënuar me karton të kuq për lojtarin tonë dhe jo me ndërprerje loje?! Është më e këndshme të pranohet barazimi se të kalohet në sajesa të natyrës se z.Malësija “na është rrezikuar jeta”! Kur? Në lëvizjen e lirë në qytet para dhe pas ndeshjes? Apo në mikpritjen e treguar nga ne? Malësija duhet të pranojë realitetin dhe jo të sajojë justifikime për barazimin”, ka thënë për gazetën trajneri i Këlcyrës, Spahiu./ Panorama

Related Posts

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)
Kryesore

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

06/09/2026
I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24
Sport

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG

Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24
Sport

Projekti i ndërtimit të dy fushave në Luginën e Preshevës, Duka: Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë

06/09/2026
Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24
Sport

Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24

06/09/2026
Rendësi ka që fituam – Balkanweb.com – News24
Sport

Rendësi ka që fituam – Balkanweb.com – News24

06/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

06/09/2026
I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG

06/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al