• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bashkitë e jugut të zhytura në borxhe, ja kush qëndron në krye të listës

07/11/2019
Bashkitë e jugut të zhytura në borxhe, ja kush qëndron në krye të listës

Pavarësisht nga masat e marra deri tani, shumica e bashkive të vendit kanë rritur detyrimet e papaguara ndaj të tretëve edhe në tremujorin e tretë. Sipas statistikave të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, këto detyrime janë rritur rreth 3.3 milionë euro në tre muaj.

Stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të muajit shtator 2019, i cili parashikohet të shlyhet në një periudhë afatmesme, bazuar në planin e shlyerjes të dërguar nga të gjitha bashkitë, është rreth 6.6 miliardë lekë. Vlera neto e stokut të detyrimeve të prapambetura është rritur me rreth 400 milionë lekë, krahasuar me vlerën e detyrimeve të raportuar në tremujorin e dytë të vitit 2019, por është ulur me rreth 100 milionë lekë krahasuar me stokun e detyrimit në fund të vitit 2018.

Me një veprim jo të zakonshëm, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka paralajmëruar bashkitë që kanë krijuar më shumë detyrime se do t’i propozojë Këshillit të Ministrave të caktojë administratorë nga pushteti qendror për të menaxhuar buxhetet e tyre me qëllimin e uljes së borxheve të prapambetura. Ky paralajmërim është bërë në një Udhëzim të datës 27 shtator nga ministrja e Financave Anila Denaj, dërguar 61 bashkive. Sipas Udhëzimit, në muajin dhjetor do të ngrihet një grup pune, që duhet të konstatojë bashkitë me më shumë probleme financiare, i cili në fund të vitit do të përgatitë raportin zyrtar, në bazë të të cilit do të veprojë qeveria. Kështu, bashkitë do të kenë afat deri në fund të vitit të rregullojnë situatën e tyre financiar, ose do t’i nënshtrohen administrimit nga qeveria. Sa i përket jugut, bashkia me më shumë detyrime është Vlora, më pas vjen Konispoli, Selenica, Libohova etj. Lista si më poshtë:

Bashkia Gjirokastër; 38,212,480

Bashkia Tepelenë; 29,434,245

Bashkia Memaliaj; 22,979,336

Bashkia Përmet; 4,359,261

Bashkia Këlcyrë: S’ka detyrime

Bashkia Dropull; 21,236,975

Bashkia Libohovë; 59,336,086

Bashkia Sarandë; 36,505,996

Bashkia Finiq; 89,580,202

Bashkia Konispol; 108,606,694

Bashkia Vlorë; 279,067,691

Bashkia Himarë; 15,053,593

Bashkia Selenicë; 95,313,270

Related Posts

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026
Aksident i frikshëm në Llogara, barriera metalike futet brenda makinës
Kryesore

Aksident i frikshëm në Llogara, barriera metalike futet brenda makinës

27/04/2026
Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim
Kryesore

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim

25/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën

Me sytë nga merkatoja, lëvizje te kuqezinjtë: Kush pritet të ndërrojë ekip

29/04/2026
Drita fiton derbin ndaj Prishtinës, Malisheva përforcon vendin e tretë, Llapi rikthehet te fitorja

Drita fiton derbin ndaj Prishtinës, Malisheva përforcon vendin e tretë, Llapi rikthehet te fitorja

29/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al