Ilir Meta, sot, pas kthimit nga Franca ka dekretuar emrin tjetër të anëtarit të Kushtetueses që është në kompetencën e tij, por e ka bere ate 1 jave pasi i ka kaluar afati ligjor per te dekretuar 1 nga emrat e listes. Pra, ky eshte nje dekret nul, i pavlefshem.
Bashkejetuesja e Enkelejd Alibeajt, Marsida Xhaferllari, eshte dekretuar nga Meta si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, e cila ishte renditur e katerta ne listen e KED, ku Meta duhet te zgjidhte nje emer brenda 30 diteve, pra deri ne date 7 nentor.
LISTA prej nga Meta duhet te zgjidhte nje emer deri ne daten 7 nentor:
Eshte e qarte pse Meta e ka dashur Xhaferllarin ne Kushtetuese, por eshte akoma e paqarte pse Ilir Meta vazhdon dhe firmos dekrete pa vlere ligjore.
NJOFTIMI I PLOTE:
Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese
D E K R E T
“PËR EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE”
Në mbështetje të neneve 93, 125 pikat 1 e 3, 129, 149/d pika 1, 179 pikat 2 e 12, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 8 dhe 86 pika 4, shkronja “c” të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administrova “Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e plotë) e shpallur nga Presidenti i Republikës me dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019”, akte këto të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimet nr.132, datë 21.09.2019 dhe 133, datë 21.09.2019; pasi u njoha me të gjithë praktikën dokumentare të vendimmarrjes dhe vlerësimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, përcjellë fillimisht nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me shkresën nr. 553 prot., datë 08.10.2019 dhe plotësuar përfundimisht me shkresën e këtij organi me nr.714 prot, datë 07.11.2019; si dhe pasi vlerësova kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, pas zgjedhjes nga Kuvendi në datën 11.11.2019, të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim vendosa të,
D e k r e t o j;
Neni 1
Zonja Marsida Xhaferllari emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11350
Tiranë, më 13.11.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META