Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë sot publike listën me 48 gjyqtarët dhe prokuororët që do i nënshtrohen procesit të Vetting-ut.
Sipas njoftimit bëhet me dije se shorti është hedhur dje në KPK dhe lista kryesohet nga Dritan Gina, prokuror i cili ka pasur një përplasje me Arta Markun.
Siç shihet dhe nga lista, gjyqtarët dhe prokurorët që do të kalojnë në sitën e Vetting-ut janë punonjës të gjykatave të faktit në të gjithë vendin. Sa i përket Gjirokastrës, emrat janë si më poshtë:
Julian Çafka Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
Spartak Çoçoli Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
Arben Dosti Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
Mirela Iliopulli (Kore) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
Pëllumb Vehbi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
Elidon Papazisi Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër