• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arrestohet biznesmeni i fuqishëm, ja për çfarë dyshohet (VIDEO)

20/11/2019
Arrestohet biznesmeni i fuqishëm, ja për çfarë dyshohet (VIDEO)

Një biznesmen i njohur ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se është i përfshirë në një vrasje të bujshme. Policia e Maltës arrestoi një nga biznesmenët më të njihur të vendit të mërkurën në lidhje me një hetim mbi vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia, thanë dy burime, citon Euroneës.

Yorgen Fenech, pronar i kompanisë 17 Black, u arrestua pasi policia pikasi se jahti i tij po largohej nga një ishull në Mesdhe, thanë burime që kishin njohuri për këtë çështje.

Fenech është drejtor dhe bashkëpronar i një kompanie që fitoi tenderin e një koncesioni gjigand në vitin 2013 nga shteti maltez për të ndërtuar një termocentral gazit në një ishull mesdhetar.

Jahti i tij luksoz Gio u largua pesë milje (tetë km) në veri të Valletta, pak para agimit, por Policia reagoi me shpejtësi dhe e detyroi të kthehej në port.

Arrestimi i tij erdhi një ditë pasi qeveria tha se do ta falte personin e arrestuar si ndërmjetës të dyshuar në vrasjen e gazetares Caruana Galizia nëse ai do të tregonte se kush fshihej pas vrasjes.

Ndërmjetësi i dyshuar besohet të ketë lidhur personin që dyshohet se ka kryer vrasjen me urdheruesit si dhe me ata që ndihmuan në gjetjen e pajisjes shpërthyese të përdorur në ekzekutim.

Caruana Galizia, 53-vjeçare, u vra në vitin 2017, pas një sulmi me makinë-bombë. Ajo, para se të vritej kishte shkruar për korrupsionin në elitën në Maltë.

Related Posts

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026
Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata anonime vë në lëvizje autoritetet
Kryesore

Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata anonime vë në lëvizje autoritetet

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre

24/10/2026
Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al