Pak ditë më parë bëri bujë arrestimi i Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si Zogu i Tiranës, nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.
Një shtysë të madhe në ekran ai mori nga moderatorja Dajana Shabani në emisionin e mëngjesit në Ora News.
Aktualisht Zogu ndodhet në burg, por për gjendjen e tij shumë ndjekës i kanë drejtuar pyetje moderatores.
Por Dajana duket se është acaruar dhe ka shkruar, “Po nuk u çmenda dhe 1 javë në këtë provincë, ja hodha për tërë jetën… Qenke si puna ime, që më pyesnin njerezit për Zogun (a thua e kam pjellë unë), ndërkohë që termetet nuk pushonin!”
Këtë qëndrim të saj, Dajana e ka shpërndarë teksa ka publikuar një video ku Kryeministri Edi Rama bisedon me një banor të prekur nga tërmeti.