Tërmeti i 26 nëntorit, me 6 rihterët dhe 51 viktimat, i solli për herë të parë grekët pranë shqiptarëve, më afër ndoshta nga gjithë sa u bënë këto 29 vjet të bashkëjetesës së dy popujve në Greqi. Nevojiten shumë gjëra që të lehtësohen traumat e së kaluarës, mirëpo jeta- me fatkeqësitë dhe ngjarjet fatlume- është këmbëngulëse dhe më fortë.
Pedagogu grek: Nuk e njihnim fare Shqipërinë, tërmeti na afroi. Tani “çështja çame” helmon marrëdhëniet e dy vendeve, ishte spastrim etnik7 Dhjetor, 2019 14:22. Është e paimagjinueshme që dy vende si Greqia dhe Shqipëria, me afërsi kaq të madhe dhe me kaq gjëra që kanë të bëjnë me të ardhmen e përbashkët të popujve të tyre, të vazhdojnë shpërdorimin e kapitalit diplomatik me ngjarje të gjysmës së parë të shekullit të 20-të.
“Në Shqipëri hanim dru. Në Greqi hëngrëm dru dhe bukë. Ti, çfarë do të preferoje?”. Këto me tha një i ri shqiptar, verën e 1997-s, kur për herë të parë u gjenda në vendin fqinj që deri atëherë më ishte krejt i panjohur. Që nga ai moment e dashurova Shqipërinë dhe nuk humbas rast që ta vizitoj për çfarëdo sebepi. E di se i përkas një pakice. Rrallë ndodh që dy fqinj të jenë kaq pranë dhe kaq larg njëkohësisht. Shqiptarët e njohën Greqinë. Edhe anën e keqe, edhe anën e mirë. Grekët nuk e njohin fare Shqipërinë. Thoshnim dikur, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, se italianët nuk e dinë se çfarë ndodh në lindje të Triestes. Kështu edhe te ne, greku nuk e di se çfarë ka në veri të Janinës dhe të Kosturit.
Tërmeti i 26 nëntorit, me 6 rihterët dhe 51 viktimat, i solli për herë të parë grekët pranë shqiptarëve, më afër ndoshta nga gjithë sa u bënë këto 29 vjet të bashkëjetesës së dy popujve në Greqi. Nevojiten shumë gjëra që të lehtësohen traumat e së kaluarës, mirëpo jeta- me fatkeqësitë dhe ngjarjet fatlume- është këmbëngulëse dhe më fortë.
Barra e rëndë e shekullit të 20-të
Traumat e marrëdhënieve greko-shqiptare fillojnë menjëherë pas krijimit të shtetit shqiptar në 1912. Kombi shqiptar ka si lëndë të parë gjuhën shqipe. Nuk kishte si ndodhte ndryshe. Përkundër kombit grek që ka si tharmin e vet ortodoksinë, për shqiptarët, shqiptarë janë shqipfolësit, qofshin ortodoksë, katolikë apo myslimanë. Ky ishte dhe “keqkuptimi” i parë serioz historik me grekët. Ama, shumë serioz. Kombi shqiptar sheh shqiptarë kudo ku ka shqipfolës dhe kombi grek shikon grekë kudo ku ekziston ortodoks. Të dy kombet flasin në frekuencë të ndryshme dhe lipset mjaft punë që këto keqkuptime të zhduken.
Kufijtë e sotëm të Shqipërisë u përcaktuan në 1913, me një pjesë të ushtrisë greke në territorin e saj. Sovraniteti i shtetit të ri shqiptar në troje që Greqia i konsideronte se ishin të vetat, solli si rezultat një kryengritje të armatosur dhe shpalljen e “Republikës Autonome të Epirit të Veriut”. Deri në pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në 1920, Greqia pretendon me çdo mënyrë Epirin e Veriut, por përfundimisht nuk ia arrin. Detyrohet kështu të jetë atdheu amë i grekëve të Shqipërisë, duke mbajtur të gjalla pasionet irredentiste, zyrtarisht, deri në mesin e viteve 1980-të. Tkurrja demografike e minoritetit për shkak të emigrimit në Greqi, ka pakësuar objektivisht rëndësinë që ka për politikën greke “problemi vorioepirot”, ndërkaq, e ardhmja e minoritetit grek në Shqipëri vazhdon të përbëjë një tjetër gjemb në marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve.
Në të njëjtën kohë, irredentizmi shqiptar kërkon shkaqe për ekzistencën e vet, në praninë e elementit shqipfolës në Greqi. Arvanitasit natyrisht, nuk ofrohen për mendime të tilla, pasi direkt bashkë me grekët e tjerë përbënë trungun etnik. Vetëm një përjashtim ekzistonte: në këtë trung ishin që në krye të herë trupa të huaj shqiptarët myslimanë. Në verën e 1944-s, duke përdorur si sebep bashkëpunimin me pushtuesit të parisë së çamëve, trupat e EDES gjetën rastin që ta spastrojnë Thesprotinë nga minoriteti i padëshirueshëm.
Operacioni ushtarak i andartëve të Napoleon Zervës kundër shqiptarëve myslimanë në një vend të çoroditur siç ishte Greqia në verën e 1944-s, u sanksionua si gjenocid nga Shqipëria më 1994. Kështu Shqipëria përkujton çdo 27 qershor një genocid të supozuar kundër njerëzve të saj, të njëjtin moment që Greqia i mohon të gjitha: tregimi grek është se “çamët ikën ngase bashkëpunuan me armikun”, thua se ishte e mundur që të bëheshin kolaboracionistë gjithë shqiptarë myslimanë të Greqisë… Qysh atëherë, “çështja çame” i helmon marrëdhëniet e të dy vendeve duke furnizuar në mënyrë reciproke qëndrimet nacionaliste me intransigjente. Ajo që ndodhi verën e 1944-s në Thesproti, natyrisht që nuk ishte gjenocid, por nuk mund të thuash se nuk ishte gjë. Spastrim etnik ishte, me dëbimin e pjesës më të madhe të popullsisë dhe asgjësimin e një pjese tjetër.
Më 28 tetor 1940 Greqia i shpalli luftë Shqipërisë, nga trojet e së cilës mësyu pushtuesi. Ligji i gjendjes së luftës me Shqipërinë në 10 nëntor 1940 u dëshmua shumë rezistent. Vetëm në 1987 këshilli i ministrave, pas propozimit të ministrit të jashtëm KarolosPapulias, “deklaron se cilësimi i Shqipërisë së shtet armik, ka pushuar së ekzistuari”. Ndërkaq, sipas Kushtetutës, gjendjen e luftës e shfuqizon presidenti i Republikës dhe jo këshilli i ministrave. Heqja me gabime juridike nga ana e Greqisë e gjendjes së luftës furnizon qysh atëherë në Shqipëri një paroksizëm nacionaliste që dikton se gjoja dy vendet ndodhen ende në luftë. Dhjetë vjet pas vendimit të këshillit të ministrave, në mars 1996 – dhe ndërsa në Greqi kishin ardhur ndërkaq, gjysmë milioni shqiptarë- nënshkruhet në Tiranë Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë.
Është budallallëk të mendojë ndokush se në një mjedis të tillë vazhdon të mbetet në fuqi gjendja e luftës ndërmjet të dy shteteve. Mirëpo ekziston një pyetje e arsyeshme, dhe kjo nuk është tjetër përveçse: Përse Greqia nuk e heq gjendjen e luftës me mënyrën e përshtatshme juridike, me qëllim që mos t’i japë shkas nacionalizmit të shfrenuar shqiptar? Përgjigjja nuk gjendet në sferën e gjeopolitikës, por në atë të ekonomisë.
Në ligjin e vitit 1940, ku i shpallej luftë Shqipërisë, parashikohen vënia në sekuestro e pasurive shqiptare në Greqi. Kjo do të thoshte se shfrytëzimi i pasurive shqiptare në territorin grek iku nga duart e pronarit dhe kaloi në duar personash të tretë, të cilëve u mbetet derisa të zgjidhet mosmarrëveshja mes palëve. Kjo për fat të keq ekziston edhe sot! Në verën e 2018-s, të dy vendet kishin arritur shumë afër zgjidhjes së këtij problemi, që në thelb do të thotë dëmshpërblim ndaj pronarëve të pasurive shqiptare. Ndërkaq, nuk pati marrëveshje dhe kjo është për të ardhur keq.
Sot
Gjembat e të kaluarës shkaktojnë dhimbje. Nuk po thonë të dalin kollaj. Ndërkaq, realiteti sot është krejtësisht i ndryshëm. Tashmë, shtatëqind mijë shqiptarë jetojnë në Greqi, gëzohen e hidhërohen bashkë me grekët dhe shumë pak interesohen për pasuritë shqiptare të Para Luftës. Përndryshe kanë pasuri të reja shqiptare në Greqi, sepse janë klientë që paguajnë mirë dhe shpeshherë më korrektë nga sa grekët. Kriza i theu dhe disa prej tyre ose u kthyen në atdhe, ose shkuan në shtete të tjerë të perëndimit. Gjithsesi, ajo që është e sigurt është se madje dhe Greqia e krizës është krahasimisht më mirë se Shqipëria. Edhe pse në kohën e albanofobisë disa idiotë ulërinin “nuk ke për t’u bërë grek kurrë, o shqiptar”, shqiptarët janë të parët në marrjen e nënshtetësisë me natyralizim dhe sigurisht pjesa më e integruar nga emigrantët në shqërinë greke. U deshën vetëm 25 vjet qysh atëherë që erdhën që të harrohet cilësimi “emigrant”. Tashmë, në mendjen e grekut të mesëm të tjerë janë “emigrantët”. Brezi i parë lufton që fëmijtë e tij të studiojnë në universitetet greke. Damsat e përziera po shtohen. Ata burra të veshur keq që krijuan imazhin mjeran të “shqiptarit” në fillim të viteve 1990, tashë janë “greqizuar” krejtësisht dhe ajo që i dallon nga grekët sot është vetëm akcenti i veçantë në greqishten e tyre. Për ata njerëz, e shkuara ekziston, mirëpo po shuhet brenda tyre, i trysnuar nga nevojat e përditshme. E ardhmja e fëmijve të tyre është që i intereson.
Është e paimagjinueshme që dy vende si Greqia dhe Shqipëria, me afërsi kaq të madhe dhe me kaq gjëra që kanë të bëjnë me të ardhmen e përbashkët të popujve të tyre, të vazhdojnë shpërdorimin e kapitalit diplomatik me ngjarje të gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Tërmeti i Durrësit është një moment deciziv. Një shans. Nëse të dy shtetet e rrëmbejnë për t’u marrë vesh, e ardhmja do të jetë më e mirë. Vallë, a mjaftojnë 6,5 rihter dhe pesëdhjetenjë të vdekur?
*Dimitris Christopoulos është pedagog i shkencave politike në Universitetoin Panteion dhe ish president i Federatës Europiane për të Drejtat e Njeriut