• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Merr fund miqësia mes Fifit dhe Eneda Tarifës, replikat e fundit përçajnë dy këngëtaret, ç’ndodhi në prapaskenat e Këngës Magjike (VIDEO)

09/12/2019
Merr fund miqësia mes Fifit dhe Eneda Tarifës, replikat e fundit përçajnë dy këngëtaret, ç’ndodhi në prapaskenat e Këngës Magjike (VIDEO)

Miqësia mes Eneda Tarifës dhe koleges së saj Filloreta Raçit që njihet ndryshe si Fifi është përçarë. Dy këngëtaret, mesa duket nuk kanë më miqësinë që kishin më parë, dhe kjo gjë ka ndodhur menjëherë pas natës finale të Këngës Magjike.

Biseda që dy koleget bënë natën finale, në momentin që Eneda ngriti në duar trofeun e madh, dyshohet të ketë qenë shkak për prishjen e kësaj marrëdhënieje.

Tarifa u ‘kurorëzua’ teksa publiku brohoriste emrin e Fifit dhe kjo gjë solli mjaft polemika në skenë. Vetë Fifi kërkoi të thishte dy fjalë para se të këndonte kolegia e saj, Eneda Tarifa.

“Dua të flas edhe një fjalë para se të këndojë Eneda këngën, që unë e dua dhe e kam dashur më shumë prej të gjitha këngëve të festivalit. Unë mendoj se ne si artistë, edhe festivali ‘Kënga Magjike’ vet është një festival që bëhet për publikun. Ne si artistë, kur i prodhojmë këngët, i prodhojmë për publikun. Mendoj që nesër, në fund të ditës, unë dua të ha bukë prej asaj këngës. Unë dua të kem koncerte. Të gjithë duhet të ketë këtë synim; të kemi koncerte, të kemi një reagim,”– tha Filloreta Raçi.

Ndërsa Eneda shtoi më tej se nuk ‘hanë bukë’ baladat se kngët ritmike duke future në lojë edhe Rovena Dilon që kishte aty pranë.

“Tani, të themi të drejtën, se kemi edhe Rovena Dilon këtu, o ha bukë Rovena Dilo me këngën që ka sjellë në ‘Këngën Magjike’, o nuk hamë unë dhe ti…këngë me të qara, me të vuajtura. Këngët balada prekin njerëzit dhe Fifi ka prekur, të gjithë ata që kanë pasur balada, edhe unë kam prekur, prandaj jam sot këtu,”– vijoi Tarifa.

Këngëtarja tjetër vijoi të këmbëngulte në idenë që publiku është ai që edi se çfarë pëlqen teksa shtoi se vetë asaj në klube i kërkojnë baladat më shumë.

“Unë mendoj se muzika e mirë, qoftë baladë, qoftë rep, qoftë rrok, qoftë pop, qoftë…Mua personalisht baladat më janë kërkuar në klube. Nejse, fjalia e fundit që dua të them është sa më shumë dashuri, sa më shumë respekt dhe sa më shumë sinqeritet,”- përfundoi Fifi.

Me anë të një kërkimi në profilet përkatëse të dy këngëtareve, vumë re që as Eneda dhe as Fifi nuk e ndjekin më njëra-tjetrën. Madje edhe në tavolinat përkatëse në të cilat këngëtaret kanë dalë për të festuar, nuk janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Fifi ka vijuar me reolika edhe në postime në Instagram. “Unë vetëm kaq mund të them…Publiku im, faleminderit! Përulem para jush,”- shkruan Fifi në një postim në Instastory. Duke parë këto reagime guxojmë të shtojmë më tej se replikat e bëra në skenë mund të kenë vijuar dhe në prapaskenat e Këngës Magjike.

Eneda Tarifa me këngën “Nuk ia vlen” dhe Fifi me “Marova”ishin dy këngëtaret më favorite për çmimin e parë, por triumfoi e para. Pavarësisht se kënga e Fifit ishte më e votuara nga publiku. Ndarja e çmimeve në këtë festivsl është shoqëruar gjithmonë me debate.


Related Posts

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026
Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”
Paparazzi

Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

22/06/2026
Paparazzi

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

20/06/2026
Paparazzi

Michael Fassbender zbulon pa dashje emrin e djalit gjatë një interviste televizive

20/06/2026
Paparazzi

Jennifer Lopez pranon: Duhej ta përqafoja beqarinë shumë më herët

20/06/2026
Paparazzi

E rëndë/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

20/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Presidenti Bajram Begaj bëhet problem për FSHF-në, Tefik Osmani: Si është e mundur që për Rrahmanin e Kosovës ecin procedurat?

Presidenti Bajram Begaj bëhet problem për FSHF-në, Tefik Osmani: Si është e mundur që për Rrahmanin e Kosovës ecin procedurat?

10/08/2026
Presidenti Bajram Begaj bëhet problem për FSHF-në, Tefik Osmani: Si është e mundur që për Rrahmanin e Kosovës ecin procedurat?

Presidenti Bajram Begaj bëhet problem për FSHF-në, Tefik Osmani: Si është e mundur që për Rrahmanin e Kosovës ecin procedurat?

10/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al