Reperi i njohur Stresi është i njohur për “shpërthimet” e tij lidhur me realitetin në Shqipëri. Së fundmi, në rrjetin e tij social në Instagram, reperi është shqetësuar me vajzat që sipas tij argëtohen me trupin e tyre.
Me fjalë të rënda, Stresi ka dënuar veprimet e tyre por nuk ka harruar që të shprehë mirënjohjen e tij për nënat shqiptare.
“Edhe një dëshirë të vetme e kam: Zot na i largo ‘bitchat’ se është bërë Tirana prostitucion i gjallë. A kanë prindër a s’kanë këto ku**a? A kanë dinjitet a nuk kanë? Kaq e lehtë është për ju të hapni këmbët vetëm për një natë? Respekt për nënat tona. zoti i bekoftë përjetë!,”-shkruan Stresi.
Nuk dihet se çfarë ka parë apo nëse ka një person konkret me të cilin Stresi është revoltuar por nuk është e sigurtë që ai është personi i duhur për të folur lidhur me fenomenin.
Ashtu si çdo reper tjetër në botë, edhe Stresi në videoklipet e tij ekspozon vajza të reja të veshura me rroba provokuese, madje dhe nudo (kujtojmë këngën ‘Lovestory’), e asnjë prej tyre është shfaqur njëherë me libra në duar. Duke marrë parasysh projektet e Stresit misteri për prejardhjen e shpërthimit të tij mbetet mister.