• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja e gjeneralit iranian, a do nisë Lufta e Tretë Botërore?

04/01/2020
Vrasja e gjeneralit iranian, a do nisë Lufta e Tretë Botërore?

Në Bagdad ka nisur dita e parë e funeralit të gjeneralit iranian, Qasem Soleimani. Turma e madhe thërriste: Vdekje Amerikës. Shumë njerëz në rrjetet sociale janë të shqetësuar për situatën. Eksperti i njohur i BBC, Jonathan Marcus u kthen përgjigje disa prej pyetjeve më të zakonshme në rrjet këto orë

A do shpërthejë Lufta e Tretë Botërore?

Kjo nuk do nxisë Luftën e Tretë Botërore. Aktorët kryesorë që mund të përfshihen në një konflikt të tillë, si Rusia dhe Kina, nuk janë lojtarë të rëndësishëm në këtë dramë. Por ky mund të jetë një moment përcaktues për Lindjen e Mesme dhe rolin e Uashingtonit në të. Mund të pritet një hakmarrje domethënëse e Iranit dhe kjo do çojë në një cikël veprimesh dhe reagimesh që mund t’i afrojnë dy vendet edhe më shumë drejt një konflikti të plotë.

A është e ligjshme të vritet dikush si ky sipas ligjit ndërkombëtar?

SHBA argumenton se Soleimani ishte përgjegjës për sulmet e paprovokuara ndaj forcave amerikane në Irak. Këto forca janë aty me kërkesë të qeverisë së Irakut. Por ekspertja e njohur e kësaj fushe, profesoresha Mary Ellen O’Conell, thotë: “Vetëmbrojtja paraprake nuk është kurrë një justifikim për vrasjen. Asgjë nuk është. Karta e Kombeve të Bashkuara, e përcakton vetëmbrojtjen si të drejtën për t’iu përgjigjur një sulmi të armatosur aktual dhe domethënës”.

A ekziston rreziku që Irani të pëdorë përgjigjen bërthamore?

Jo. Irani nuk ka program të armëve bërthamore, edhe pse ka disa elementë që mund të kontribuojnë në këtë program.

Cili është roli i SHBA dhe Iranit në Irak?

Irani është një aleat i ngushtë i qeverisë shiite të Irakut. Po ashtu është një aktor domethënës në vend, duke punuar me anë të grupeve të milicisë. SHBA nga ana e saj ka 5 mijë trupa në Irak, që kujdesen për këshillimin dhe stërvitjen e ushtrisë irakiane në përpjekje për të luftuar elementët e Shtetit Islamik.

Në thelb, dy lojtarë të jashtëm- SHBA dhe Irani- po manovrojnë kundër njëri-tjetrit në Irak.

Related Posts

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026
Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata anonime vë në lëvizje autoritetet
Kryesore

Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata anonime vë në lëvizje autoritetet

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Plagosja e Vishkullit në protestë, Duka në mbështetje të tifozit kuqezi: Ja çfarë do bëjë FSHF

Plagosja e Vishkullit në protestë, Duka në mbështetje të tifozit kuqezi: Ja çfarë do bëjë FSHF

25/10/2026
Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al