Ka filluar bora e parë në kryeqytet për vitin 2020. Flokë të bardha bore kanë rënë në mesditë në Tiranë. Në fakt kjo është dhe dëbora e parë për këtë dimër dhe është një fenomen i rrallë për kryeqytetin. Nuk dihet nëse intensiteti do të shtohet apo jo në orët e ardhshme, por sinoptikanët kanë thënë se duke filluar nga nesër temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero në të gjithë vendin.