• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Autobusat drejt jugut nuk do të nisen më tek dogana, ja ku është caktuar vendi i ri

06/01/2020
Autobusat që udhëtojnë nga jugu drejt Tiranës, ndryshon terminali në kryeqytet. Ja ku do të zbresin pasagjerët

100-vjetori i shpalljes kryeqytet do ta gjejë Tiranën jo vetëm me një unazë të re, por edhe me një terminal të ri, tha kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj i cili inspektoi punimet për terminalin e ri të autobusëve ndërqytetës tek kthesa e Kamzës.

Me rinisjen e punimeve në zonën e Astirit, Bashkia e Tiranës ka zhvendosur terminalin autobusëve të jugut dhe veriut, nga zona e njohur si ish- Dogana tek terminali provizor pranë kthesës së Kamzës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen për ndërtimin e terminalit, që do të jetë në shërbim të automjeteve për linjat ndërqytetëse.

“E kemi filluar vitin e ri me punë konkrete, që përkojnë me 100 vjetorin e Tiranës Kryeqytet. Tiranës iu deshën 100 vite të vinte në këtë ditë ku është sot, por besoj se nuk mund të presim edhe 100 vjet të tjera për të marrë disa vendime shumë të rëndësishme. Një prej tyre është Unaza e Madhe e Tiranës, që përshkon gjithë zonën e Rr. “Teodor Keko”, ose siç njihet ndryshe, zona e Astirit. Për të filluar punimet në Unazë, na duhet të lirojmë pjesën e “Shqiponjës”, ku është terminali provizor aktual i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu”, tha Veliaj.

Terminali i ri ofron më shumë vende qëndrimi për autobusët, ndërkohë Bashkia e Tiranës ka marrë masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve brenda qytetit përmes transportit urban. “Ka një hapësirë më të madhe sesa ish-Dogana, do të sistemojë 63 vend-poste dhe stacione për autobusët e veriut dhe jugut, ndërkohë që juglindja do të vazhdojë të shërbehet nga Qyteti “Studenti” dhe parkingu i madh atje.

E jo vetëm kaq, por kemi edhe 4 linja autobusi urban që do kenë një stacion ngjitur me terminalin e autobusëve; pra, linja e ‘City Park’, e Kamzës, linja e Institutit dhe ‘Tirana e Re’, të katërta do të ndalojnëaty, për t’i çuar pasagjerët në drejtimin që duan në Tiranë, duke shmangur edhe kaosin që ndodhte tek ‘Shqiponja’”, u shpreh ai.

Veliaj kërkoi bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve derisa të ndodhë transferimi. Ai nënvizoi se terminali i ri i autobusëve do të harmonizohet edhe me terminalin e trenit për Rinas apo Durrës. “U kërkoj të gjithë qytetarëve pak bashkëpunim, sidomos në ditët e para, teksa bëjmë transferimin në këtë terminal provizor, i cili si vendndodhje do të jetë edhe terminali përfundimtar, pavarësisht sesi infrastrukturë na duhet ende punë. Do të kemi edhe një harmonizim të terminalit të trenit me terminalin e autobusit. Ndaj, nëse dikush do të përdorë trenin nga Rinasi, Durrësi, si aks i parë, pastaj edhe me degëzimet e tjera më afatgjatë, do të ketë mundësi që transportin multimodal ta kryejë në këtë hapësirë me tren, me autobus urban, biçikletë, taksi apo çfarëdolloj mënyre tjetër që do të dojë të qarkullojë në Tiranë”, tha Veliaj.

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kur të ndërrojmë jetë…”/ Stresi ironizon artistët e rinj dhe ‘mbron’ fronin e repit

“Kur të ndërrojmë jetë…”/ Stresi ironizon artistët e rinj dhe ‘mbron’ fronin e repit

01/05/2026
Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari bëhen prindër për herë të parë

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari bëhen prindër për herë të parë

01/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al