• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trump “dhëmbë për dhëmbë” me Iranin: Ne kemi ushtrinë më të madhe në botë, iu dhamë miliarda $ dhe ata thërrasin “Vdekje Amerikës”

08/01/2020
Trump “dhëmbë për dhëmbë” me Iranin: Ne kemi ushtrinë më të madhe në botë, iu dhamë miliarda $ dhe ata thërrasin “Vdekje Amerikës”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka reaguar pas kërcenimeve të palës iraniane duke u shprehur se do të ketë një kundërpërgjigje ndaj agrsionit të shfaqur mbi bazat amerikane.

Ai apeloi që Irani të heqë dorë nga ambiciet bërthamore.

“Për sa kohë do jem president i SHBA, Irani nuk do të ketë fuqi bërthamore.

Asnjë amerikan nuk u dëmtua nga sulmet e regjimit iranian, nuk patëm viktima, të gjithë ushtarët tanë janë të sigurt.

Dëme minimale u shkaktuan në bazat tona ushtarake. Forcat tona janë të përgatitura për gjithçka.

Një gjë e mirë për gjithë botën që asnjë amerikan nuk humbi, sepse u morën masat e duhura për të dërguar forca, pas paralajmërimeve.

Kombet kanë toleruar sjelljen e Iranit, por ato ditë kanë përfunduar.

Irani ka qenë sponsori kryesor i terrorizmit.

Javën e kaluar morëm vendime decizive për të ndaluar një terrorist të pashpirt”, tha Trump.

Fjalimi i plotë

Sa të jem president i SHBA, irani nuk do të lejohet të ketë armë bërthamore.

Dua t’ju informoj që qytetarët amerikanë duhet të jenë të lumtur, pasi asnjë amerikan nuk është dëmtuar nga sulmi i regjimit iranian. Kemi dëme minimale dhe nuk ka asnjë ushtar të dëmtuar.

Ushtarët tanë janë të përgatitur për çdo gjë. Asnjë jetë amerikane apo irakene nuk është humbur për shkak të masave të marra, siç ishte shpërndarja e ushtarëve dhe sistemeve të informimit paraprak që funksionuan shumë mirë.

Kanë mbaruar ditët kur ne toleronim Iranin që të bëhej shkak destabilitetit të rajonit.

Javën e shkuar ndaluam një sulm terrorist që prekte jetët amerikane duke eliminuar supër terroristin botëror Qaseem Suleimani.

Ai ishte personalisht përgjegjës për shumë demë të mëdha.

Ka trajnuar mjaft grupe terroriste përfshi Hesbullah. Ka vrarë dhe plagosur mijëra trupa amerikane përmes bombave.

Ai nxiti sulmin në bazën amerikane ku u vra një amerikan dhe u plagos një tjetër.

Po planifikonte sulme të tjera, por ne e ndaluam.

Kishte derdhur shumë gjak amerikan dhe iranian, por ne e ndaluam.

Kështu i dëguam një mesazh të fortë terroristëve: Nëse vlerësoni jetën tuaj, mos kërcënoni jetën etë tjerëve.

Ne kemi vendosur sanksione të forta ndaj Iranit dhe do të vazhdojnë që të qendrojnë deri sa Irani të ndryshojë sjellje.

Ne nënshkruam marrëveshjen për heqje dorë nga programi bërthamor dhe ata fituan miliarda dollarë, por në vend që të na falenderonin, ata thirrën “Vdekje Amerikës”.

Raketat e nisra mbrëmë janë financuar nga fonde që u nxorrën nga marrëveshja që bëri administrata e mëparshme amerikane.

Ka ardhur koha që Gjermania, Rusia dhe Kina që të njohin këtë realitet të ri dhe të punojmë së bashku për ta bërë botën më të sigurt.

Sot do t’i kërkoj NATO-s që të jetë e përfshirë më shumë në Lindjen e Mesme.

Gjatë viteve të fundit ne kemi patur rritje të mëdha ekonomike. Jemi tani të parët për prodhimin e naftës dhe gazit.

Jemi të pavarur tani dhe nuk na duhet gazi dhe nafta e Lindjes së Mesme.

Ushtria jonë është më e forta në botë, raketat tona janë më të mëdha dhe më të sakta.

I bëj thirrje politikës dhe popullit të Iranit që të futen në rrugën e paqes dhe prosperitetit.

Related Posts

Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital

19/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit
Lajme

Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit

01/08/2026
Greqia tri ditë luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë
Lajme

Greqia tri ditë luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë

31/07/2026
Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Inter i “pret biletën” Asllanit, Ausilio i bën dalje: Bën mirë të largohet, ia kemi bërë të qartë

Skenar i papritur, Asllanit i del emri larg Europës, topi i kalon Inter

25/08/2026
Inter i “pret biletën” Asllanit, Ausilio i bën dalje: Bën mirë të largohet, ia kemi bërë të qartë

Skenar i papritur, Asllanit i del emri larg Europës, topi i kalon Inter – Balkanweb.com – News24

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al