• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush do ta zëvendësojë gruan e fortë Merkel pas 15 vitesh?

22/02/2020
Kush do ta zëvendësojë gruan e fortë Merkel pas 15 vitesh?

Nga Auron Dodi

Në garën për kryesimin e CDU-së janë shtuar kandidatët. Veç Friedrich Merz-it dhe Jens Spahn-it, që qenë kandidatë edhe një vit e gjysmë më parë, por humbën përballë kryetares në largim, Annegret Kramp-Karrenbauer(e njohur edhe si AKK), kemi dy kandidatë të rinj: Armin Laschet-in, kryeministrin e landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë dhe Norbert Röttgen-in, ish-ministrin e Ambjentit të Gjermanisë.

Norbert Röttgen-i e shpalli të martën kandidaturën dhe la përshtypje të mirë në opinion. Foli me vetëbesim dhe kërkoi “hapjen e dritareve” të reja për partinë. Nuk është person që fiton zemrat e njerëzve, por ka padyshim format për kryetar partie dhe kancelar, di të argumentojë mirë, qenë disa nga vlerësimet.

Njëkohësisht, disa ekspertë dhe disa kritikë të kancelares Merkel kërkojnë që ajo të largohet nga posti para përfundimit të mandatit, në vjeshtë 2021. Si argument përmendet rrethana që eksperimenti i ndarjes së postit të kryetarit të CDU-së nga ai i kancelarit, i provuar me AKK, dështoi. Ndarja e këtyre posteve për CDU-në u përmend edhe nga Kramp Karrenbaueri në deklaratën e dorëheqjes, si faktor dobësimi për postin e saj. Njohës të CDU-së shprehën dyshim për ndarjen e posteve që në krye. Nga kampi kundërshtar, edhe ish-kancelari socialdemokrat, Gerhard Schröder e quajti gabim këtë ndarje, kur u vendos në vitin 2018. CDU-ja është një parti e orientuar te pushteti, tha ai.

Bashkëpunimi i kryetarit të ri me kancelaren – i sigurtë?

Nuk bëhet për herë të parë kërkesa që kancelarja Merkel të largohet para fundit të mandatit. Aktualisht thirrja merr shkas nga kërkimi i kryetarit të ri të CDU-së. Por nuk është e pazakontë që pas një qeverisjeje në vitin e 15-të nga kancelarja, të krijohet padurim. Në vitin 1998, në fund të qeverisjes së kancelarit Helmut Kohl, që qëndroi 16 vjet në post, ishte i njëjti padurim. Kohli shihej në fund si person që nuk hapte rrugë për të tjerë. “Fëmijët tanë nuk njohin kancelar tjetër që kur kanë lindur”, ankoheshin disa gjermanë. Ndërsa Konrad Adenauerin, CDU-ja e detyroi në vitin 1963 – me marrëveshje me të – ta ndërpresë mandatin e katërt. Pas 14 vjetësh kancelar.

Gjermanët dëshirojnë një kryetar të ri të fortë të CDU-së, i cili do të jetë edhe kandidat për kancelar. Për CDU-në kjo duket e vështirë. Do të varet nga personi që do të zgjidhet kryetar i ri i CDU-së, nëse do të pranonte të bashkëpunonte me kancelaren deri në shtator 2021, kur janë zgjedhjet e rregullta parlamentare në Gjermani.

Si Friedrich Merz-i, që po rikthehet nga biznesi privat në politikë, ashtu edhe Röttgeni, janë persona që Merkeli i ka larguar nga postet në të kaluarën. Ndaj një kohabitacion i tyre me kancelaren shihet i vështirë. Edhe Jens Spahn-i, ministri aktual i Shëndetësisë i Gjermanisë, shquhej më parë për sulme ndaj kancelares.

Kështu që në gjendjen e tanishme, më shumë gjasa që Merkeli të mbetet kancelare deri në vjeshtë mot, ka po të zgjidhet kryetar i CDU-së besniku i saj, Armin Lascheti. Laschet-i (që nuk e ka deklaruar ende zyrtarisht kandidaturën) shihet momentalisht me shanse më të mira për t’u zgjedhur, pasi në parti mbështetësit e krahut të Merkelit janë ende të shumtë.

Merkeli shumë e preferuar nga gjermanët

Pro qëndrimit të Angela Merkelit deri në fund të mandatit kancelare flet rrethana se ajo vazhdon të jetë shumë e preferuar në popull. Dy të tretat e gjermanëve duan që Angela Merkeli të qëndrojë në post. Madje në situatën aktuale, tek CDU-ja dhe në zhvillimet pas zgjedhjeve në Tyringen, në lindje të Gjermanisë, Angela Merkel shihet si garante e sigurtë e stabilitetit të Gjermanisë.

A mund ta detyrojnë kancelaren Merkel të japë dorëheqjen kundër dëshirës së saj? Për këtë nuk ka gjasa. Kushtetuta gjermane e mbron fort pozicionin e kancelarit. Një kancelar mund ta largojnë nga posti vetëm me një votë konstruktive mosbesimi. D.m.th., parlamenti duhet të zgjedhë menjëherë me dy të tretat një kancelar të ri. Kjo shumicë për momentin nuk ekziston në Bundestag.

Madje SPD-ja, në koalicion me CDU-në në Berlin ka thënë se nëse largohet Merkeli, ata nuk mbështesin kandidat tjetër. Kryetarët e rinj të socialdemokratëve që kur u zgjodhën në dhjetor 2019 e shohin në mënyrë kritike bashkëqeverisjen me CDU/CSU, pasi mendojnë që i dëmton. Nuk e kanë ndërprerë këtë bashkëqeverisje, por kanë shprehur shqetësimin për drejtimin ideologjik që mund të marrë CDU-ja. Me këtë kanë parasysh theksimin e aspekteve konservatore, p.sh. po të zgjidhet Friedrich Merz-i.

Por edhe në rastin e prishjes së koalicionit CDU/CSU me socialdemokratët, të gatshëm të hyjnë në të duken Të Gjelbrit. Pra, po të mos dëshirojë të largohet vetë nga posti kancelarja Merkel, mundësia e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Gjermani është e vogël./D.W

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Humbi vëllanë pak kohë më parë, flet Ema Andrea: Kam humbur gjysmën time

Humbi vëllanë pak kohë më parë, flet Ema Andrea: Kam humbur gjysmën time

21/02/2026
Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja rreth sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova

U sulmua nga një person teksa ecte në rrugë, reagon për herë të parë Alaudini

21/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al