• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjithë bota në kërkim, askush nuk e di kush është Pacienti Zero me koronavirus

24/02/2020
Gjithë bota në kërkim, askush nuk e di kush është Pacienti Zero me koronavirus

Ekspertët dhe autoritetet kineze, por dhe në mbarë botën, në kushtet e epidemisë së koronavirusit, kanë një pikepyteje të madhe. Kush është pacienti zero? Pacienti zero, përdoret si term për të përshkruar të parin njeri të infektuar nga virusi, që më pas e përhapi në mbarë globin pak a shumë.

Përparimet në ekzaminimet gjenetike e bëjnë të mundur për të gjurmuar rrugën e virusit tek ata që janë infektuar. Bashkë me metoda të tjera mjekësore, shkencëtarët janë sot në kushtet të gjejnë të sëmurin e parë, ose të sëmurët e parë.

Identifikimi i tyre, bën të ditur BBC, do të ndihmonte në adresimin e pyetjeve kyçe, se si dhe pse nisi e gjitha kjo. Kjo po ashtu, do të ishte e dobishme për të parandaluar prekjen e më shumë njerëzve nga ky virus.

A e dimë kush është Pacienti Zero me Covid-19 (coronavirus) në Kinë?

Përgjitha e thjeshtë është, Jo.

Autoritetet kineze fillimisht thanë se rasti i parë u konstatua me 31 dhjetor, dhe disa të ngjashëm me të, lidheshin me një dyqan me ushqime deti dhe me një dyqan kafshësh në Wuhan, në provincën Hubei.

Ky rajon njihet si epiqendra, pasi ka pothuajse 82 përqind të rasteve të të prekurve në gjithë Kinën.

Megjithatë, një studim i mëvonshëm pretendonte se rasti i parë me Covid 19, ishte regjistruar me 1 dhjetor të vitit të shkuar. Dhe personi, nuk kishte patur kontakt me dyqanin e ushqimeve të detit apo të kafshëve.

Mjeku kinez që e ka trajtuar rastin, i ka thënë BBC se pacienti ishte i moshuar dhe vuante po ashtu nga Alzheimeri.

“Ai jeton 4 ose 5 stacione autobuzi larg dyqanit të ushqimeve të detit dhe prej sëmundjes ai praktikisht nuk del nga shpia”, ka shpjeguar mjeku.

Mjeku shton se 3 persona të tjera u shfaqën ato ditë me simptoma të njëjta.

Kërkuesit kanë zbuluar se 27 pacientë më vonë, doli se kishin patur kontakt me marketin e peshkut në fjalë. Ata e kishin pranuar vetë më pas në spital.

Hipoteza që epidemia nisi pikërisht nga ai dyqan, dhe se mund të jetë përhapur nga një kafshë e gjallë tek njeriu, e më pas nga njeriu tek njeriu, është ende në fuqi.

Po a mundet një person i vetëm, të ketë shkaktuar gjithë këtë?

Rasti i epidemisë së Ebolas në vitet 2014-2016, në Afrikën Perendimore, që u mori jetën 11 mijë personave në të paktën 10 vende, kryesisht në Afrikë, rezultoi se kishte si zanafillë, një person të vetëm.

Një dy vjeçar nga Guinea, i cili dyshohet se u prek teksa luante pranë një peme që ishte çerdhe e një lukunie lakuriqësh nate.

Zbulimi i pacientit Zero edhe në raste të tjera epidemish, ka treguar se personat damkosen në publik, dhe mjekët mendojnë se ata duhen mbajtur sekret, të dhënat e tyre të rezervuara.

Siç është rasti i njohur i asistentit te fluturimit kanadez, homoseksual, që u demonizua si përhapësi i SIDA-s në Amerikë, në vitet 80. Studimet më vonë zbuluan se HIV kishte mbërritur nga karaibet në SHBA, më herët, në vitet 70.

Pikërisht, në kohën e përhapjes së madhe të Sidas, u krijua termi Pacienti Zero.

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Humbi vëllanë pak kohë më parë, flet Ema Andrea: Kam humbur gjysmën time

Humbi vëllanë pak kohë më parë, flet Ema Andrea: Kam humbur gjysmën time

21/02/2026
Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja rreth sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova

U sulmua nga një person teksa ecte në rrugë, reagon për herë të parë Alaudini

21/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al