• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

OBSH: Po shkojmë dretj Pandemisë globale nga Koronavirusi

10/03/2020
OBSH: Po shkojmë dretj Pandemisë globale nga Koronavirusi

Shqipëria është futur zyrtarisht në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mes vendeve të prekura nga koronavirusi. Mbi 110 shtete të botës tani raportojnë rreth 115 mijë të prekur e mbi 4 mijë viktima në total.

Për OBSH-në, përhapja e sëmundjes po i afrohet epidemisë së përgjithshme. “Tani që virusi ka hedhur rrënjë në kaq shumë vende, kërcënimi i një pandemie është bërë shumë i vërtetë. Megjithatë kjo do të jetë pandemia e parë në histori që do të mund të kontrollohet. Më e rëndësishmja është që ne nuk jemi në mëshirë të virusit,” deklaroi kreu i OBSH-së, Tedros Adanom.

Zyrtari i organizatës së shëndetësisë theksoi se nevojitet optimizëm dhe vendimmarrje e shpejtë e qeverive, bizneseve, komuniteteve dhe vetë individëve për të zbutur pasojat e sëmundjes.

“Nga mbi 80 mijë rastet në Kinë, më shumë se 70 për qind janë shëruar dhe liruar nga spitalet. Edhe po ta quajmë pandemi, është çështje kohe që ta vëmë nën kontroll, të mos pranojmë të jetojmë me të, por ta mposhtim,” u shpreh shefi i OBSH-së.

Organizata deri tani ka mbledhur rreth 300 milionë dollarë për të luftuar sëmundjen e koronavirusit, duke u shpërndarë pajisje personale mbrojtëse dhe instrumente laboratorike në gati 120 shtete të botës.

Në nivel global, Kina raporton se numri i pacientëve të diagnostikuar rishtas me Kovid-19 po ulet gradualisht, sikundër numri i viktimave në ditë.

Pas Italisë me 9 mijë të infektuar, Koreja e Jugut radhitet në vend të tretë me 7,500 pacientë, Irani mbi 7 mijë, dhe Franca, Spanja, Gjermania e Japonia me mbi 1,200 të infektuar.

Vendimi i hershëm për të kufizuar vajtje-ardhjet nga këto vende ndërkaq duket se ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara të përmbajnë sëmundjen me vetëm 700 raste të konfirmuara dhe 26 viktima.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se nuk është mundur të shmanget impakti në ekonomi, dhe po diskutohet ulja e mundshme e taksave mbi pagat.

Vendimi erdhi pasi një ditë më parë bursa e Nju-Jorkut dhe ato ndërkombëtare pësuan kolaps, por të martën optimizmi u rikthye dhe dëmet u zhbëhen sërish si në tregjet europiane edhe në ato aziatike.

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Humbi vëllanë pak kohë më parë, flet Ema Andrea: Kam humbur gjysmën time

Humbi vëllanë pak kohë më parë, flet Ema Andrea: Kam humbur gjysmën time

21/02/2026
Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja rreth sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova

U sulmua nga një person teksa ecte në rrugë, reagon për herë të parë Alaudini

21/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al