• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse kapitulloi Luftëtari përballë Partizanit?

08/04/2017
Pse kapitulloi Luftëtari përballë Partizanit?

Partizani fiton 2-0 me Luftëtarin dhe kryeson të paktën për 21 orë i vetëm klasifikimin e përgjithshëm me tri pikë më shumë se Kukësi. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në këtë sezon që të kuqtë të linin pas, qoftë për një ditë, rivalët për titull.  Skuadra e Milinkovic, kapitulloi që në pjesën e parë në sfidën e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, ku shtylla e Dejvi Bregut ishte shumë pak për të surprizuar kryeqytetasit, që luajtën për më shumë se një pjesë loje me një lojtar më shumë.

Starova i kushtëzuar në ndërtimin e formacionit nga mungesat e Trashit dhe Torrasës,  befasoi me aktivizimin e Filit dhe Bardhit, por edhe të Cetkovic, duke lënë në stol Vilën dhe Mazrekajn, ndërsa Kalari u rikthye në krahun e majtë të mbrojtjes.  Partizani e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme takimin, fillimisht duke rrezikuar me Filin, ndërsa një minutë me vonë Ekuban shpërtheu mes mbrojtjes gjirokastrite dhe rrezohet në zonë, me Jeminin që drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë.

I saktë Batha, përballë Rucit me një goditje qëndrore. 1-0 Do të kishte qenë një gol spektakolar për nga mënyra e ekzekutimit, por finalizimi i Bregut në të nëntën u përpls në shtyllë. Minuta të mira për bluzinjtë, por Hoxha reagon gjithmonë në pozicion pas tentativave të Licajt dhe Abazajt. I pakujdesshëm Mutumane me dy ndërhyrje të njëpasnjëshme ndaj Bardhit, që ndëshkohen me të verdhë nga Jemini, që detyrimisht i tregon të kuqen mesfushorit nga Mozambiku.

Cetkovic i afrohet golit me një goditje të kalibruar që devijohet nga porteri, ndërsa minutën e 43 Partizani i jep goditjen përfundimtare Luftëtarit me Ekuban, që përfiton nga kthimi i topit nga Ruci pas goditjes së Krasniqit, duke realuzuar të dytin. 2-0 Në pjesën e dytë skuadrat luajnë hapur, të ndikuara nga rezultati por edhe nga inferioritetin numerik i Luftëtarit. Kalari ekzekuton thuajse ne perfeksion një goditja të lirë nga distanca në të 65-ën, por topi u stampua në traversë. I pafat edhe Bardhi në të 71-ën, me finalizimin e tij që shkon ngjitur me shtyllën. Starova pas Vilës që mori vendin e Ramadanit, aktivizoi edhe Mazrekajn për Bardhin. Disa minuta në dispozicion edhe për Xhevahir Sukajn, i cili u prit me ovacione nga tifozët e kuq. Goditja e pasaktë e Ekuban në shtesë, shënon rastin e fundit të kësaj sfide, që praktikisht u mbyll që në pjesën e parë./Ss

Related Posts

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit
Sport

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit

07/04/2026
Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë
Sport

Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë

07/04/2026
Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon
Sport

Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon

07/04/2026
Ashley Cole e krahasoi me Henry, Shpendi: Ndihem komod me këtë rol
Sport

Ashley Cole e krahasoi me Henry, Shpendi: Ndihem komod me këtë rol

07/04/2026
NBA/ Denver siguron Play Off, 9 fitore radhazi për Nuggets, Jokiç realizon “triple-double”
Sport

NBA/ Denver siguron Play Off, 9 fitore radhazi për Nuggets, Jokiç realizon “triple-double”

07/04/2026
Fati dënon Ernest Muçin, tjetër dëmtim për yllin kuqezi
Sport

Fati dënon Ernest Muçin, tjetër dëmtim për yllin kuqezi

07/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Një portret i Michael Jackson del në kinema, kushëriri i tij sjell historinë në jetë

Një portret i Michael Jackson del në kinema, kushëriri i tij sjell historinë në jetë

07/04/2026
Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al