• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Batha: Nuk është sezoni im më i mirë, Luftëtarit i druhesha para ndeshjes

10/04/2017
Batha: Nuk është sezoni im më i mirë, Luftëtarit i druhesha para ndeshjes

Pas Kaleb Ekubanit, zv.kapiteni Idriz Batha po mban një barrë kryesore te Partizani. Mesfushori është treguar vendimtar me golat e tij. Pas ndeshjes, Batha pohoi se i vjen mirë që fituan dhe se para përballjes u druhej gjirokastritëve.

 

“Në radhë të parë më vjen mirë që fituam, pastaj goli është kënaqësi ekstra. Fitorja ishte e rëndësishme, pasi kisha njëfarë sikleti para se të niste ndeshja duke parë kundërshtarin dhe forcën e tij. E rëndësishme është fitorja, por edhe goli ka lezetin e tij. Goli i shpejtë na ndihmoi, por besoj se, edhe nëse nuk do të kishim kaluar në avantazh në atë episod, do të shënonim më pas. E kishim vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe ishim përgatitur që të shënonim në çdo kohë.

Lëshimi? E vërtetë që u tërhoqëm mbrapa në pjesën e dytë, por nuk është se toleruam. Mendoj se në këtë fazë që jemi, duhet t’i racionojmë forcat. Kishim shënuar dy gola dhe Luftëtari ishte me 10 lojtarë, prandaj sikur e kishim siguruar edhe fitoren. Mendoj se u kursyem që të ruanim energjitë”, u shpreh Batha.

FITORJA NDAJ TË VOGLAVE

“Mendoj se kjo vjen nga eksperienca që kemi tani të gjithë në ekip. Kemi mësuar nga gabimet e vjetshme dhe të parvjetshme. E dimë se sa e fortë është gara për t’u shpallur kampionë dhe se sa punë kemi. Mendoj se ky është viti i duhur, pasi po e tregojmë javë pas jave. Mendoj se i kemi të gjitha shanset për ta fituar. Jemi në vend të parë dhe pse të mos shpresojmë”.

NDESHJA E KUKËSIT

“Shpresojmë që Kukësi të ndalet ndaj Vllaznisë. Futbolli prandaj është i bukur. Ne mendojmë vetëm për ndeshjet tona, por pse jo të ndalet edhe kundërshtari”, vijoi mesfushori.

SEZONI MË I MIRË

“Si golashënues, ky është sezoni më i mirë, por si rendiment loje jo. Shpresoj të shënoj më shumë”, përfundoi Batha pas ndeshjes.

Related Posts

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit
Sport

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit

07/04/2026
Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë
Sport

Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë

07/04/2026
Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon
Sport

Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon

07/04/2026
Ashley Cole e krahasoi me Henry, Shpendi: Ndihem komod me këtë rol
Sport

Ashley Cole e krahasoi me Henry, Shpendi: Ndihem komod me këtë rol

07/04/2026
NBA/ Denver siguron Play Off, 9 fitore radhazi për Nuggets, Jokiç realizon “triple-double”
Sport

NBA/ Denver siguron Play Off, 9 fitore radhazi për Nuggets, Jokiç realizon “triple-double”

07/04/2026
Fati dënon Ernest Muçin, tjetër dëmtim për yllin kuqezi
Sport

Fati dënon Ernest Muçin, tjetër dëmtim për yllin kuqezi

07/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Një portret i Michael Jackson del në kinema, kushëriri i tij sjell historinë në jetë

Një portret i Michael Jackson del në kinema, kushëriri i tij sjell historinë në jetë

07/04/2026
Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al