Duke filluar nga dita e nesërme, ora 06:00, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve private edhe në qarkun Gjirokastër dhe në Sarandë, Delvinë etj. Pra, pjesa juguore e vendit e cila deri më tani nuk ishte përfshirë në këtë kufizim, duke nisur nga nesër do të jetë në karantinim të plotë. Qarkullimi me makina private lejohet vetëm për pak njerëz, përmes një leje të vecantë që jepet nga Policia e Shtetit. Nëse kapeni në rrugë pa këtë leje, rrezikoni të humbisni patentën për tre vjet. I gjithë vendi është në karantinë të plotë nga frika e përhapjes së koronavirusit. Deri më tani janë 38 raste të konfirmuar me Covid-19.
©argjiroja.net









