Greqia ka konfirmuar 103 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 331 numrin total të të infektuarve. Njoftimin e dha toksikologu Sotiris Chiordas.
Ai deklaroi se nga 103 rastet e reja, 44 prej tyre nuk kanë pasur histori udhëtimi me vendet e prekura dhe ndodhen të izoluar në shtëpi. Sotiris Tsiordas tha gjithashtu: “Ne do të shohim se në çfarë mase masat kufizuese mund të parandalojnë përhapjen e koronavirusit pas 4 javësh”.
Duke iu referuar katër viktimave që humbjen jetën nga koronavirusi, profesori tha se të gjithë vuanin nga sëmundje kronike, kështu që gjendja e tyre ishte e rëndë. Deri më tani në Greqi janë regjistruar 4 viktima dhe 331 të infektuar me Covid-19.