Është drejt shërimit pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri. Tamponi i parë i pacientit ka dalë negativ bëjnë me dije të afërm të tij për Top Channel. Pas 48 orësh pritet edhe analiza e dytë, ku edhe do të konfirmohet përfundimisht. Personi i shëruar është babai i 31 vjeçarit që erdhi nga Firence, i cili njihet edhe si pacienti zero.