• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

17 mjekë të dyshuar me koronavirus në Fier, dalin përgjigjet e analizave

17/03/2020

Lajme të mira vijnë nga qyteti i Fierit, ku i gjithë stafi mjekësor që dyshohej se ishte infektuar me koronavirus ka rezultuar negativ. Ditën e sotme kanë dalë analizat e 17 mjekëve, infermierëve dhe stafit ndihmës të spitalit Rajonal, dhe asnjë prej tyre nuk ka pasur shenja të virusit covid-19 në trupin e tyre.

17 pjesëtarë të stafit u vetëkarantinuan pas rastit të një 61-vjeçareje të infektuar me COVID-19, e cila nuk deklaroi qe kishte ardhur nga Italia dhe kishte marrë ndihmë në këtë spital. Por duke qënë se të gjithë kanë dalë negativë, të gjitha “bluzat e bardha” kanë rezultuar negative.

Gruaja e prekur nga COVID-19 në Fier u kthye në datën 6 mars nga Italia. Pas kthimit në shtëpi ajo ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe është shtruar në spital por nuk ka treguar në asnjë moment që ka qënë në Itali edhe pse është pyetur nga mjekët.

Gjatë gjithë kohës kur ajo ka ndenjur në spital, ajo ka patur kontakte të lirshme me stafin po edhe me pacientë të tjerë, dhe të afërm të saj. Aktualisht ajo ndodhet në Tiranë, ndërsa stafi mjekësor që i shërbeu asaj u karantiua për disa ditë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

Related Posts

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026
Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Kryesore

Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

30/08/2026
Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)
Kryesore

Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)

30/08/2026
Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)
Kryesore

Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)

30/08/2026
E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari
Kryesore

E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari

30/08/2026
Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë
Kryesore

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ “Blackout” në Durrës, ikin dritat sërish te Teuta-Tirana, tifozët ndezin blicat – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ “Blackout” në Durrës, ikin dritat sërish te Teuta-Tirana, tifozët ndezin blicat

30/08/2026
VIDEO/ “Blackout” në Durrës, ikin dritat sërish te Teuta-Tirana, tifozët ndezin blicat – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ “Blackout” në Durrës, ikin dritat te Teuta-Tirana

30/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al