• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rroca i bindur: Luftëtari nuk gabon tri herë radhazi

12/04/2017
Rroca i bindur: Luftëtari nuk gabon tri herë radhazi

Luftëtari dhe Flamurtari do të zhvillojnë të dielën ndeshjen e fundit sezonale mes tyre, në Gjirokastër, me objektiva krejt të kundërt. Skuadra gjirokastrite do të kërkojë fitoren, me shpresën se pas 40 vitesh të përfaqësohet në një eveniment të futbollit ndërkombëtar, ndoshta për herë të parë në historinë e vet, në Kupat e Europës. Përfaqësimi i parë dhe i vetëm zyrtar ndërkombëtar  ka qenë pjesëmarrja në Kupën Ballkanike në vitin 1977, kur luajti në të njëjtin grup me Sllavjan e Bullgarisë dhe PAOK-un e Selanikut. Përveç këtij objektivi, i duhet të garantojë  matematikisht  qëndrimin në Superligë dhe, nëse merr tri pikët ndaj Flamurtarit, ky objektiv mund të konsiderohet i realizuar. Flamurtari ndërkohë ndodhet në një situatë tepër të vështirë dhe më i rrezikuar nga çdo skuadër  afër tij në klasifikim, Laçit dhe Tiranës. Duhet pranuar se në këtë sezon Luftëtarit  nuk i ka “ecur” me Flamurtarin, duke qenë skuadra, që i ka marrë 7 pikë nga 9 të mundshme, me golaverazhin 1-9. Pas humbjes në Vlorë me Skënderbeun, Flamurtarit  i duhet të kompensojë pikët e humbura dhe kjo dihet mirë nga gjirokastritët, të cilët vazhdojnë intensivisht përgatitjet për këtë takim. Nga dje skuadra i është kthyer seancës stërvitore të paradites, duke ushtruar veprime në palestrën e forcës dhe pasdite, si zakonisht,  në fushën e stërvitjes. Në përgatitjet e djeshme futbollistët, pasi kanë vrapuar dhe kryer disa ushtrime fizike, kanë kaluar në veprimet me top dhe për disa minuta në përvetësimin e veprimeve taktike. Grupit të futbollistëve i është bashkuar edhe mbrojtësi Edi Bojom, që mungoi ndaj Partizanit, për shkaqe shëndetësore. Pavarësisht se Mutumane nuk do të jetë në dispozicion ndaj Flamurtarit, për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Partizanit, ka vepruar bashkë me të tjerët, ndërkohë që Ramadani vazhdon të  jetë i dëmtuar dhe të stërvitet veç të tjerëve.

RROCA – Futbollisti Eduart Rroca, i cili, në mungesë të Ramadanit, përveç rolit të “fantazistit”, shpesh ka kryer rolin e organizatorit ,për ndeshjen e ardhshme ndaj Flamurtarit shprehet: “Statistikat dhe fati në 3 ndeshjet e luajtura deri tani me Flamurtarin nuk kanë qenë në krahun e Luftëtarit. Përkundrazi, ” peshorja” ka anuar nga krahu i Flamurtarit, por kjo s’do të thotë se  në ndeshjen e radhës e shkuara do të përsëritet. Jemi më të motivuar ta vlerësojmë  maksimalisht Flamurtarin, që ndaj nesh ka shpresën të rikuperojë pikët e lëna ndaj Skënderbeut. Nuk na lejohet të humbim 3 ndeshje radhazi. Si ne, edhe  Flamurtari, vijmë në këtë përballje nga humbjet  me Partizanin dhe Skënderbeun , ndaj nisur dhe nga pozitat në klasifikim  ndeshja ka vlera  të dyfishta. Të dielën nuk na lejohet  hap  fals, pasi luajmë në shtëpi, para tifozërisë sonë, që pret vetëm fitoren. Luftëtari, në tri përballjet e fundit  me Flamurtarin, ka dy humbje dhe një barazim, duke u konfirmuar si “gjahu” i duhur i vlonjatëve në këtë sezon. Tetë javë parë mbylljes së  kampionatit renditemi në vend të 4-t, me pikë të barabarta me Vllazninë , ndërkohë që  vlonjatët “vozisin” në ujëra të turbullta“, në vend të parafundit. Situata e tanishme, si për ne, edhe për Flamurtarin, kërkon veç fitore, por dihet që vetëm njëra mund të fitojë. Barazimi nuk është me shumë vlerë, pavarësisht se në fund të kampionatit mund të vijë situata, që jo vetëm një pikë, por edhe një gol mund të ndikojë në klasifikim. Gara është tepër e fortë dhe “llogaritë”mund të mbyllen javën e fundit.

Të mos e lëmë për ndeshjen e fundit, na duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe ndaj Flamurtarit na jepet një mundësi e tillë, sepse dihet që jemi shumë më të përgatitur dhe rezultativë në lojë, pavarësisht se pritet një lojë e menduar mirë nga vlonjatët . Aq sa të nevojshme e kanë ata marrjen e 3 pikëve për t’i shpëtuar rënies nga Superliga, po aq të duhura janë pikët për ne,  jo vetëm të sigurojmë qëndrimin në Superligë,por të pretendojmë pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Për këtë na duhet të mos përsërisim gabimet e dy ndeshjeve të fundit. Të tregohemi rezultativë para portës së Flamurtarit , mos t’i japim asnjë mundësi kundërshtarit për të tentuar goditjet nga distanca, pasi janë të paparashikueshme. Me zemër të vendosur në fushë dhe me përkushtim maksimal, i kemi pontencialet e duhura për të mposhtur Flamurtarin në shtëpi. Tetë javët e mbetura janë tetë finale për ne, ndaj dhe çdo ndeshje radhe është finale më vete. Fitorja e pritshme me Flamurtarin na rikthen qetësinë e munguar e për më tepër shumë të nevojshme”./sport ekspres

Related Posts

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit
Sport

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit

07/04/2026
Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë
Sport

Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë

07/04/2026
Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon
Sport

Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon

07/04/2026
Ashley Cole e krahasoi me Henry, Shpendi: Ndihem komod me këtë rol
Sport

Ashley Cole e krahasoi me Henry, Shpendi: Ndihem komod me këtë rol

07/04/2026
NBA/ Denver siguron Play Off, 9 fitore radhazi për Nuggets, Jokiç realizon “triple-double”
Sport

NBA/ Denver siguron Play Off, 9 fitore radhazi për Nuggets, Jokiç realizon “triple-double”

07/04/2026
Fati dënon Ernest Muçin, tjetër dëmtim për yllin kuqezi
Sport

Fati dënon Ernest Muçin, tjetër dëmtim për yllin kuqezi

07/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Një portret i Michael Jackson del në kinema, kushëriri i tij sjell historinë në jetë

Një portret i Michael Jackson del në kinema, kushëriri i tij sjell historinë në jetë

07/04/2026
Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al