Shënohet viktima e pestë nga koronavirusi në Shqipëri. Sot në mëngjes në spitalin Infektiv, ka ndërruar jetë Ndue Marinaj.
48 vjeçari nga Puka ishte bashkëpronar i hotel “Roland” tek Unaza në Tiranë dhe ka shërbyer dhe si drejtor i zyrave të shtetit për zonën e veriut.
Ai ishte babai i 4 fëmijëve. Marinaj kishte 10 ditë që ishte shtruar tek infektivi dhe po trajtohej me frymëmarrje të drejtuar.
Mësohet se ai ka qenë në kontakt me pacientin zero V.Kola.
Sot u konfirmuan edhe 19 raste te reja me Covid-19. Numri i te infektuarve ne Shqiperi eshte 123.