Bashkia Gjirokastër ka vijuar me shpërndarjen e ndihmave në Picar dhe Odrie.
“Edhe në Picar e Odrie, ndihma për familjet në nevojë dhe pensionistët që jetojnë vetëm. Ju lutem mos dilni nga shtëpia derisa ta fitojmë betejën me Covid-19. Dhe do ta fitojmë, rrugë tjetër nuk ka”, thotë kryebashkiaku Flamur Golemi.
Ndërkohë krahas shpërndarjes së ndihmave Bashkia Gjirokastër po dezinfekton edhe rrugë e ambiente të tjera publike.
©argjiroja.net