• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kriza e Covid-19/ Ja kush përfiton pagën minimale nga shteti dhe si mund ta marrë atë

30/03/2020
Kriza e Covid-19/ Ja kush përfiton pagën minimale nga shteti dhe si mund ta marrë atë

Kryeministri Edi Rama paraqiti më 19 mars një sërë masash financiare për të përballuar krizën nga koronavirusi dhe pasojat shoqërore dhe ekonomike të saj.

Për bizneset e vogla, qeveria ka parashikuar financim të drejtpërdrejtë për ditët e munguara të punës, bazuar në rregjistrat shtetëror. Punonjësit e bizneseve të vogla dhe të vetëpunësuarit mund të përfitojnë 26,000 lekë në muaj nëse aktiviteti i tyre është mbyllur për shkak të masave kundër koronavirusit.

Vendimi i Këshillit të Ministrave hyri në fuqi ditën e dielë, 29 mars, dhe efekti i saj do të zgjasë për tre muaj.

Kush përfiton?

Përfitues të kësaj ndihme financiare janë të gjithë bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milion lekë në vit, që paguajnë tatim mbi fitimin (ose tatimin e thjeshtuar mbi fitimin). Këtu përfshihen të vetëpunësuarit, personat fizikë tregtarë dhe punonjësit e papaguar të familjes së tyre, si dhe personat juridikë.

Pagesat do të bëhen sipas listës së punonjësve të deklaruar nga biznesi. Për ato që i deklarojnë punonjësit çdo tre muaj, do të konsiderohet listëpagesa e tremujorit të fundit të 2019-ës. Ndërsa për bizneset që këtë deklarim e bëjnë çdo muaj, do të merret për bazë listëpagesa e janarit 2020.

Punonjësit që janë të regjistruar në më shumë se një punë do të përfitojnë vetëm një pagë minimale.

Si bëhet aplikimi?

Aplikimin e bën biznesi në mënyrë elektronike në faqen web të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ku plotëson të dhënat e biznesit dhe ato të punonjësve që do përfitojnë pagën në formularin e caktuar.

Brenda 10 ditëve të muajit pasardhës, drejtoritë rajonale tatimore do të bëjnë verifikimin e dokumentave dhe verifikimin në terren. Më pas Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do t’i dërgojë listën e individëve përfitues Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit e cila kryen pagesat. /Exit.al

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

21/03/2026
Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën

Sylvinho e konsideron golashënues, “zhduket” lojtari i kombëtares, nuk është as në pankinë me skuadrën e tij

21/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al