• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shtëpia e të moshuarve në Libohovë kthehet në karantinë, sonte mbërrijnë emigrantët e parë

20/04/2020

Shtëpia e të moshuarve në Libohovë do të presë sonte emigrantët e parë të kthyer nga Greqia, që do të kryejnë këtu karantinimin e detyruar prej 14 ditësh në kuadër të masave për parandalimin e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka dhënë aprovimin për këtë objekt si qendër e përkohshme e strehimit për personat që mbërrijnë në kufi. Mësohet se sonte pritet të jenë dy persona që do të akomodohen në këtë objekt, ndërkohë të tjerë do të vijnë në vazhdim derisa të arrihet kapaciteti i plotë prej rreth 40 personash. Shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit për periudhën e karantinimit do të mbulohen nga vetë emigrantët. Që në momentin e hyrjes në kufi, ata nënshkruajnë një deklaratë që garantojnë se do t’i paguajnë vetë këto shpenzime. Bashkia Libohovë do t’u vendosë në dispozicion një kuzhinier, i cili do të përgatisë vaktet ditore për ta kundrejt një çmimi prej 1 mijë lekësh të reja.

Njësoj si në hotelet e Gjirokastrës, emigrantët janë të detyruar të qëndrojnë brenda për periudhën e karantinimit, ndërsa do të ketë monitorim nga policia. Për banorët e Libohovës nuk ka asnjë rrezik potencial strehimi i tyre i përkohshëm aty pasi s’kemi të bëjmë me persona të infektuar me Covid-19. Ata i nënshtrohen më parë testimit që provon nëse janë prekur apo jo. Kush rezulton pozitiv largohet drejt Spitalit Infektiv në Tiranë, nuk qëndron as në hotele as në shtëpinë e të moshuarve në Libohovë apo gjetkë. Izolimi prej 14 ditësh është thjesht një masë sigurie për të evituar një ‘transport’ të mundshëm të viruist më tej në territor. Në këtë kuptim s’ka vend për shqetësim tek banorët se mos ndoshta tani janë të rrezikuar nga Covid-19.

Ky është një operacion i madh solidariteti në luftën me armikun e padukshëm dhe Libohova do të japë kontributin e vet, njësoj si Dropulli, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti etj. Nuk duhet të ketë panik dhe as paragjykim për bashkombasit tanë që do të qëndrojnë përkohësisht aty. Është çmenduri ta mendosh se Libohova duhet të bëjë rezistencë e të mos pranojë përfshirjen në këtë operacion solidariteti. Libohova nuk është shtet më vete as mund të vendosë traun për të ndaluar autoritetet shtetëtore të shfrytëzojnë një ambient publik për nevoja të situatës emergjente. Mes atyre që lexojnë këto radhë mund të ketë plot që s’janë dakord me qëndrimin tonë dhe kjo është normale për shkak të frikës që ngjall pandemia. Por kjo frikë s’duhet të na errësojë gjykimin për një vlerësim të drejtë të gjendjes.

Përkundrazi, nëse do të lindë nevoja, kush e sheh të arsyeshme dhe ka mundësi, le të kontribuojë në këtë operacion solidariteti, qoftë edhe duke ofruar ndonjë vakt ushqim për bashkombasit tanë. Edhe pse ata kanë detyrimin t’i mbulojnë vetë shpenzimet e karantinimit, mund të ndodhë që dikush prej tyre të mos ketë mjaftueshëm të ardhura. Është koha t’i gjendemi pranë njëri-tjetrit dhe jo t’i kthejmë shpinën. Pas shtëpisë së të moshuarve në Gjirokastër, akomodimi i emigrantëve që mbërrijnë në Kakavijë do të vijojë me konviktin e vajzave në Universitetin e Gjirokastrës. Gjasat janë që në dy javët e ardhshme të shtohet fluksi i të ardhurve nga Greqia. Aktualisht ka emigrantë të akomoduar në dy hotele të Gjirokastrës, në Dropull, Tepelenë e Përmet./ libohova online

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

23/12/2025
Elijona Binakaj rrëfen humbjen tragjike të nënës dhe motrës: “Dy vitet e para kanë qenë tmerr”

Elijona Binakaj rrëfen humbjen tragjike të nënës dhe motrës: “Dy vitet e para kanë qenë tmerr”

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al