Jonida Maliqi ka dhënë një intervistë për revistën “Story”, ku është rrëfyer për të gjitha gjërat.
Si po e kalon karantinën?
Ditët e para kam qenë me të vërtetë në një shok. Më ka ndodhur edhe me tërmetin që nuk reagoj menjëherë, por pasi disa ditësh filloj dhe reflektoj dhe e kuptoj se çfarë po ndodh realisht. Më duhet kohë me veten për të përthithur situatën, dhe më pas më duhet kohë të kuptoj se sim und ta ndihmoj veten, dhe të filloj t’i marr këto eksperienca sa më pozitivisht të jetë e mundur, madje për t’i shfrytëzuar ato. Mendoj se në këtë vegjetim, të gjithë kemi shkuar drejt së shkuarës. Çfarë na ka ndodhur, pse ishte e tashmja e tillë? Sepse të ardhmen ende s’e dimë!
Le ta presim të ardhmen si një surprizë të bukur, apo jo?
Askush prej nesh s’e di ç’do ndodhë, ama dihet që kishim bërë plane në profesionet tona. Unë kisha bërë shumë plane në punë, pasi punoja për disa projekteve të reja. Mezi po prisja muajin maj për t’i konkretizuar, por gjithçka u rrëzua, u rrënua. Por në këtë situatë si të gjithë arsye për të reflektuar, për të pyetur veten:” Çfarë vlen më shumë? Mos duhet vallë mbi të gjitha të mendojmë për veten, për atë që na përkon tani, dhe pastaj të fillojmë edhe të fantazojmë?”
Meqenëse fitove Festivalin e Këngës, shkele skenën e Festivalin Europian që është një ëndërr për shumë këngëtarë shqiptarë le ta themi. Kjo do të thotë që nuk ke më interes për të marrë pjesë në festivalet shqiptare?
Kush e tha këtë?! Të ndryshojë byroja e RTSH-së, sepse si çdo këngëtar edhe unë kam patur problematikat e mia në atë festival, jo shumë mbështetje nga ana e RTSH-së. Kështu që në momentin që do të mendoj se aty do të ketë pak drejtësi, do të rrimerrja pjesë për të rifituar dhe një herë emocionet e jashtëzakonshme nga skena e Eurosongut, fansat, mediat atje, gjithçka që të rrethonte e që mund të them se ishte kulmi i karrierës sime artistike, dhe ku vërtet e kam ndjerë veten artiste.
Në ç’moshe një femër e arrin pjekurinë sipas teje?
Unë mendoj që rreth moshës 30-vjeçare fiton vetëbesimin.
Një femër në moshën 50-vjecare si të duket? E sheh si fundin e botës?
Absolutisht jo!Për sa kohë i ke jetuar të gjitha fazat jetësore në mënyrën më të mirë të mundshme…Në këtë jetë të gjithë kalimtarë. E rëndësishmë është t’i përjetosh të gjitha fazat, me sa më shumë emocion, me sa më shumë pozitivet dhe dashuri. Nuk dua të shfaqem këtu si shenjtore, se të gjithë kemi momentet tona kritike të të qenurit njeri, individ me kocka e me gjak, por mos të harrojmë që koha kalon, ikën shumë shpejt. Dhe është shumë e rëndësishme të mos ta kesh kokën pas, e të kesh pengje në jetë.
Ti e ke tipin që e shijon jetën në maksimum, jo kur të ikën momenti siç ndodh zakonisht me njerëzit?
Kam filluar ta përjetoj atë në maksimum mund të them kur kam arritur pjekurinë, kur kam kuptuar që gjërat që i dua fort, duhet t’i mbaj fort, dhe mos t’i humbas ato.
Mendova të bëjmë një thyerje duke pirë pak verë…
(Qesh) Nuk dehem unë me një gotë jo! Unë nuk arrij asnjëherë të dehem dhe të degrahohem. Nuk më ka ndodhur, përveç kur jam dehur herën e parë, dhe e kuptova sa e frikshme ishte. E kam situatën gjithmonë nën kontroll. Nuk dua të mos ta kem veten në kontroll dhe të bëj budallalleqe, të cilat të nesërmen nuk mund t’i mbaj mend, apo mund të pendohem.
Po, se je dhe VIP?
Po, se ndonjëherë të vjen mirë të jesh VIP se ke disa përfitime në vendin që jeton, dhe gjithçka që ndodh është më e thjeshtë për një person publik, , por nga ana tjetër sigurisht që paragjykimi është shumë i madh sesa për njerëzit e thjeshtë.
Po pse e vrisni mendjen ka shumë për pragjykimet Jonida? Ju jeni në majë të pramidës?
Ju na shikoni ashtu, por mos harroni që ne jemi njerëz mbi të gjitha, dhe kemi emocionet tona! Përveç faktit që profesioni ynë është publik, edhe ne mërzitemi, kemi një hipersensibilitet krahasuar me individët e thjeshtë, sepse skena, të qenurit gjatë gjithë kohës në tension, dhe perfekt në sy të të tjerëve, (sepse ndryshe nuk do të shkonte) të bën që ti të kornizohesh, të jesh shumë robotike. Dhe të harrosh faktin që edhe unë unë frymoj, dhe unë ndoshta do gaboj, edhe unë dua të bëj revolucionaren në një pikë të caktuar, sepse kështu e ndjej.
Më pëlqen! Po meqë jemi në kushte ta pazakonta karantine, nga postimet në rrjetet sociale dukesh shumë e gëzuar , e lirë. Mund të themi se ke thyer karantinën apo ke ndjekur rregullat?
I kam ndjekur rregullat. Sigurisht që kur më është dashur të lëviz kam marrë leje. Nuk ka qenë thjesht për arsye argëtimi, pasi unë kam origjinën nga Jugu. Askush nuke di, sepse unë jo çdo gjë do e bëj publike se çfarë më lidh mua me diçka apo jo. Në Jug të Shqipërisë kam qenë brenda kushteve, limiteve, nuk kam pasur kontakte me njerëz të tjerë, kështu që mos ma kini merakun ju lutem shumë! E dua më shumë veten se ç’më doni ju!
Le të bëjmë pak filozofi. Ti mendon se truri është pa gjini, apo ndahet në meshkuj dhe femra?
Unë besoj tek shpirti. Nuk mendoj se truri ka gjini. Unë mendoj se shpirti nuk vdes kurrë. Ai hyn në trupat tani, dhe kur ne mbarojmë, qenia jonë mbaron, ai shkon diku tjetër. Unë besoj në Zot, dhe sigurisht ndjesitë shpirtërore më lidhin shumë. Jam ndërgjegjësuar edhe më shumë vitet e fundit, besoj në astrologji, besoj në shkencë. Për alibitë që dalin për pandemimë së fundi i kam marrë informacionet e mundshme, dhe sigurisht kam dalë në konkluzionin se asgjë nuk ka ndodhur rastësisht. Unë mendoj që kjo është një luftë politike.
Të tremb kjo luftë, dhe më shumë të frikëson vdekja apo transformimi që do i ndodh njeriut pas kësaj situate?
Mendoj që të gjithë e gjejmë ngushëllimin tek fakti që :”Nuk jam e vetmja”, dhe ky është ngushëllimi i vetëm. Kam frikë vetëm nga vuajtja e madhe. Nuk do të doja që të shikoja njerëzit e mi, të afërmit që të vuanin. Do të preferoja të ikja unë e para dhe të mos shihjaasgjë. Nga vdekja s’kam frikë. Është një cikël që ti rritesh, evoluon me fazat e tua, pastaj është e pashmangshme. Të gjithë rritemi me atë idenë që në një moment do të ndodhë.
Por ka disa njerëz të guximshëm që madje e zgjedhin mënyrën se si do të donin të takoheshin me vdekjen. Ti?
Në fakt nuk mendoj që jemi në pikën që mund ta zgjedhim vdekjen, por do të doja që trupi im të digjej dhe hirin ta hidhnin në det. Ua kam thënë dhe të afërme të mij. Nuk do preferoja që trupi im të shkonte nën dhe.
Po mirë gjithë ai trup i kuruar nga koka tek këmbët, si mund të kthehet në hi?
Kur ikim, nuk ka më rëndësi. E rëndësishme është të lësh një shenjë të mire në jetë, ose ta kesh jetuar atë se dhe shenja e mirë s’ka shumë rendësi. E mira është të jesh human.
Meqë këtë intervistë po e bëjmë në perëndim, krahasuar me agimin ty cili të pëlqen më shumë?
Unë jam tip mëngjesi, më del gjithmonë gjumi kurdo që fle. Perëndimi më pëlqen shumë, sidomos në këtë periudhë që kam qenë në shtëpi, por edhe kur jam buzë detit. Sikurisht jam artiste dhe e romanticiteti, apo kjo pjesa ndërlidhëse me natyrën është një pikë shumë e fortë e imja, por preferoj perëndimin. Agimi është i rrallë për t’u parë, dhe unë nuk para e shoh. Por sa herë ndodh, sigurisht mrekullohem.
Përdore një fjalë “romantike”. Romantike dhe Romeo, shkojnë bashkë duke u nisur edhe se si Shekspiri e ka projektuar atë dashurinë e famshme me këtë emër?
R për R thua ti. Edhe unë Jonida si Julieta…
Tani si është puna, ju luani me ne apo ne po luajmë me ju të dy?
U kënaqët ju kur luajtët me ne?! Tani do luajmë ne me ju. Po si luajmë ne, si shokë apo si më shumë se shokë. Kjo mbetet për t’u parë!
Atëherë si ta kuptojmë ne që jeni më shumë se shokë?
Po çfarë ju duhet ju njëherë! (Qesh)Nuk hani bukë, nuk ju zë gjumi natën? Apo do ndjeheni më të lumtur. Se nëse do të ndjeheni më të lumtur unë direkt e them, por kam frikën se mos mërziteni!
Do ndjehemi të lumtur sigurisht, se do besojmë mëshumë tek ekzistenca e dashurisë…
Ju mendoni se ka njerëz kaq dashamirës?! A ia vlen ndonjëherë t’i ndash gjërat që i do, me të tjerët? Sepse unë gjithmonë kam qenë shumë strikte në këtë sens. Pavarësisht faktit se unë me shpirt, ndjehem ashtu si çdo njeri që ndjehet i mbushur, e që do të donte ta ndante me gjithë botën. Por unë i tremben lumturisë, sepse ajo është aq e bukur, por edhe e frikshme. Prandaj kur u bë publike, kam qenë shumë nën tension, sepsei kudo ku shkoja, qoftë edhe njerëzit e thjeshtë kënaqëshin me video apo me foto. Çfarë nxjerr në fund fare, çfarë po bëj të jashtëzakonshme? Asgjë! Po jetoj jetën time. Kështu gëzuar!
Gëzuar edhe me trashëgime!
Faleminderit! (qesh)
Po Romeo ku ndodhet tani?
Pse s’e pyet vetë, mund ta pyesësh tani. (Qesh)
Për pyetjen që po bëhet live, duam dasmë pas karantinës si mund të përgjigjesh?
E para çështja e dasmës është për t’u diskutuar. Është shumë e rëndësishme të përjetosh çdo gjë ashtu siç vjen. Kam frikë, me gjithë situatën që ka ndodhur në këtë periudhë, kam shumë frikë nga planet. Vetëm asaj i trembem, dhe është e vetmja gjë që më ka bërë të reflektoj gjatë.
Beson tek dashuria e vërtetë në këtë kohë, kur çfarë nuk dëgjojmë e çfarë nuk na shohin sytë?
Gjithmonë kam besuar. Kam qenë nga ato vajzat që kam ëndërruar për fustanin e bardhë, kam ëndërruar për familjen perfekte. Jam rritur në një familje me shumë dashuri, familjarët më kanë ndihmuar për të vazhduar ëndrrën time që në fëmijëri. Për mua një qenie pa dashuri, një qenië pa lumturi, pa vetëbesim, pa ndjeshmëri, c’kuptim do të kishte? Është shumë e rëndësishme, dashuria të bën më të bukur, të bën njëri më të mirë, të bën njëri më frymëzues, më krijues, kështu që në të gjitha dimensioned e saj, mendoj që çdokush duhet të luftojë për të qenë i dashuruar dhe i realizuar. Nuk do të thotë kjo vetëm në marrëdhëniet në çift, sepse unë kam tim bir që më përmush maksimalisht, kam familjarët e mi. Por në çift është pastaj ajo që të bën të qeshësh, të ndjehesh femër, e dëshiruar nga dikush, e joshur. Dhe ne femrat vdesim për këtë!
Kur jeni bashkë e bën më shumë ti për të qeshur Romeon, apo ai ty. Dhe është me ty në këto momente?
Jo, është Dani, Dani me gotën e verës. (Qesh) Nuk të them tani më. Në bazë të profesioneve që kemi sigurisht që… Dëgjo, unë Romeon e kam shumë xhan, e kam shumë shok.
Po mos thuaj “e kam shok”…
Në të tilla raste s’ke ç’të thuash!
Të tremb mungesa e parasë?
Mendoj se hyj tek ato femra që e kam treguar që paraja nuk është gjithçka. Kështu që mungesa e parasë për sa kohë kam dëshirën për të punuar, kam energji, dhe ia dal vetë nuk më tremb. E di që po të dua të punoj fort, (ashtu sikurse i kam realizuar deri tani të gjitha dëshirat e mia_, patjetër do të vazhdoj të kem energji, forcë dhe dëshirë për të punuar. Pastaj përsa i takon pjesës së krizës, sigurisht që është një fazë kalimtare. Sërish dal tek ngushëllimi, që po na ndodh të gjithëve.
Si është jeta në showbiz? Është e vështirë mes jush si personazhe, jo si ju sheh publiku po si e shihni ju njëri-tjetrin?
Në fakt unë s’e kuptoj dot si më sheh mua publiku, sepse kur rritesh në skenë dhe kur mësohesh me këtë jetë, të vjen organike, është punë për ty dhe e bën gjithçka normale, e sa më të thjeshtë. E vështirë? Për sa u takon situatave, ndonjëherë mediokre, apo disa ndodhi që nuk ia vlen fare të merresh, madje edhe ti vetë do t’i anashkalosh. Por je e detyruar për hir të të qenurit personazh publik. Pastaj të vënë në shënjestër, bëhesh qedra e vëmendjes, dhe sigurisht që duhet të reagosh, apo ta menaxhosh situatën në formën më të mirë të mundshme.
Je rritur në skenë pasi ke prezantuar që fëmijë si artiste. E ke fituar imunitetin e personazhit publik, apo ende mërzitesh nga shkrimet apo ç’thuhet për ty?
Unë mërzitem kur ka padrejtësi, kur abuzohet rëndom me imazhin tim, me personin tim. Dhe këtë nuk mund ta lejoj se më është dashur fort të punoj, me janë dashur net pa gjumë, më janë dashur emocione të mëdha t’i përjetoj, dhe nuk mund të lejoj askënd që të baltosë emrin tim, apo të guxojë dhe të kalojë mbi personalen time, aty ku nuk i takon dhe nuk ka drejtësi. Kështu këtu nuk të fal dot, se i bie të isha copë mishi!
Ke pasur ndonjë proces gjyqësor deri tani?
Isha në pritje në fakt por ndodhi pandemia, dhe po pres përgjigje. Çështja ka të bëjë me një ish-mikeshën time, kjo historia që u bë legjendë. Më ka ndodhur në jetë të zhgënjehem nga mikesha, sepse ndoshta fakti i të qenurit personazh publik sigurisht ka patur ndikim të madh tek këto. Problemet e tyre personale nuk mund t’i zgjidh unë, por kur jam me të drejtën e Zotit nuk të lejoj kurrësesi. E kam çuar përmes avokates sime Eris Hysi këtë çështje, por pres përgjigje por nuk kam marrë ende email.
Mendon se shoqëria mes mikeshave sot nuk është asnjëherë e sinqertë?
Unë i adhuroj femrat, i dua fort. Shquhem si një femër feministe, sepse mendoj se femrat janë shumë më të forta se meshkujt, femrat mund të realizojnë gjithcka. Jetojmë në një realitet maskilist, por fatkeqësisht ka raste të tillla kur njerëzit kanë probleme me veten dhe problemet e tyre do ia asocioojnë dikujt tjetër për të pasur atë pesëminutëshin e tyre të famës. Por në fund fare me imazhin tim nuk guxon askush. E di çfarë më tmerron më shumë? Individë që e dinë cfarë janë dhe si hiqen. Duke menduar që unë jam person shumë diskret, dhe nëse do të reagoja, unë do reagoja vetëm atëherë kur vërtet më shkelin vërtet në kallo. Unë toleroj, toleroj, toleroj dhe bëj ndonjëherë një vesh shurdh, një sy qorr për të mos i dhënë akses dikujt, se indiferentizimi është forma më e mire. Por në momentin që më shkel aty ku nuk nuk duhet të shkelësh, se ti nuk mund të shpikësh, atëherë duhet t’i vësh gjërat në pikën më të lartë të mundshme drejt drejtësisë.