• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tregu Industrial i Gjirokastrës, Flamur Golemi flet për rishikim të kontratës që rrënon buxhetin e bashkisë. Mbi 1 miliard lekë për 15 vite i shkojnë pronarit të tokës (VIDEO)

27/04/2020
Tregu Industrial i Gjirokastrës, Flamur Golemi flet për rishikim të kontratës që rrënon buxhetin e bashkisë. Mbi 1 miliard lekë për 15 vite i shkojnë pronarit të tokës (VIDEO)

Në ditën e parë të rikthimit të Gjirokastrës drejt normalitetit, krahas bizneseve të tjera u hap edhe tregu industrial i qytetit. Aty ishte edhe kryebashkiaku Flamur Golemi, i cili duke folur për Rtsh Gjirokastra, ndër të tjera bëri një deklaratë jo për t’u anashkaluar. Ai tha se sapo të mbarojë pandemia e Covid-19, do të rishikohet kontrata e lidhur mes bashkisë dhe subjektit privat për ngritjen e tregut industrial të Gjirokastrës.

Golemi tha se taksapaguesit gjirokastritë penalizohen rëndë nga kjo kontratë. Le të jemi më konkretë. Tregu Industrial i Gjirokastrës mbaroi së ndërtuari diku në mesin e vitit 2018. Investimi ishte i Bashkisë Gjirokastër, me një vlerë 290 milionë lekë të vjetra. Fillimisht u tenderuan 250 milionë dhe më pas pjesa e mbetur. Punimet u kryen nga kompania ”Company Riviera 2008”. Ndërkohë toka në të cilën u ngrit tregu është pronë private, edhe pse ka zëra që thonë se një pjesë e sipërfaqes është marrë nga trualli i spitalit.

Bashkia Gjirokastër ra dakord me subjektin privat, për të ndërtuar tregun dhe pasi ai të vihej në funksion, bashkia do t’i paguante qira mujore zotëruesit të tokës në vlerën rreth 4 milionë lekë të vjetra. Afati i kontratës është për 15 vjet, me kushtin që ajo të mos negociohet për 3 vite. Pra, Bashkia Gjirokastër ka shpenzuar nga buxheti i vet 290 milionë lekë për ta ndërtuar tregun, si dhe do t’i japë subjektit privat që ka tokën 720 milionë lekë të vjetra për 15 vjet nëse termat mbeten të pandryshuar për të gjithë periudhën.

Nëse bën një artitmetikë të thjeshtë dhe nëse qëndrojmë në variantin që për 15 vite kontrata nuk do të prishet, atëhere Tregu Industrial i kushton buxhetit të Bashkisë Gjirokastër rreth 1 miliard e 10 milionë lekë të vjetra. (Investimi 290 milionë plus 720 milionë qiraja e 15 viteve).  Në shirat e parë të pas 6 muajve pasi ishte inaguruar, tregu nisi të fuste ujë brenda. Dëshmi e qartë kjo e punimeve skandaloze për të cilat nuk mbajti askush përgjegjësi sot e kësaj dite. Në dimër tregtarët vuajnë mes ujit, në verë ‘piqen’ në diell brenda tregut. Plot 290 milionë lekë për një investim skandaloz nga pikëpamja e cilësisë dhe kushteve që ofron.

Veç kësaj, në terma shumë të pafavorshme është edhe kontrata e nënshkruar me subjektin privat. Ata që e kanë negociuar ose kanë qenë të paftë ose e kanë bërë qëllimisht të tillë këtë kontratë për arsye që i dinë ata vetë. Ky treg për 15 vite i kushton buxhetit të Bashkisë Gjirokastër 1 miliard e 10 milionë lekë të vjetra. Dhe kur të mbushen 15 vite, subjektit privat i lind e drejta ta largojë tregun prej andej dhe bashkisë do i duhet sërish të gjejë një zgjidhje.

Sikundër edhe bashkia mund të zgjedhë që pasi i ka paguar 15 vite qira subjektit privat të largohet, por me një faturë shumë të kripur që i rëndon buxhetit të taksapaguesve. Për tre vite, kur kontrata nuk mund të negociohet, Bashkia do t’i paguajë subjektit privat plot 144 milionë lekë të vjetra. Investim plus tre vitet e para qira, bëjnë në total 434 milionë lekë nga buxheti i bashkisë për një investim gjysmak.

Në Tregun Industrial ushtrojnë aktivitetin më pak se 60 tregtarë, të cilët paguajnë një tarifë mujore prej 60 mijë lekësh të vjetra. Edhe sikur ata të ngelen 20 tregtarë, gjë që nuk është çudi në kushtet kur Gjirokastra po zbrazet, bashkia është e detyruar të paguajë qiranë tek subjekti privat prej rreth 4 milionë lekësh të vjetra çdo muaj. Kjo kontratë koncensionare apo PPP quajeni si të doni, është dukshëm e pafavorshme për taksapaguesit. Rinegocimi i saj i menjëhershëm do të ishte veprimi i duhur i Bashkisë Gjirokastër. Mbetet për t’u parë se sa do t’i qëndrojë fjalës kryebashkiaku dhe nëse do t’i shkojë apo jo deri në fund kësaj çështje.

©argjiroja.net 

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

21/12/2025
North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al