• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

LSI sërish në sulm/ Luftëtari akuzon arbitrin dhe Edi Ramën për humbjen me Flamurtarin

21/04/2017
LSI sërish në sulm/ Luftëtari akuzon arbitrin dhe Edi Ramën për humbjen me Flamurtarin

Regjistrohet hera e dytë brenda pak kohësh që LSI Gjirokastër përdor klubin e Luftëtarit për llogari të luftës politike me PS-në. Hera e parë  ishte kur përmes një deklarate të zëdhënësit të klubit, sulmohej indirekt ish-ministri Bledi Çuçi, pas daljes së tij në emisionin “Procesi Sportiv”, me pretendimin se ai kërkonte të përfitonte politikisht nga fitorja e Luftëtarit me Tiranën.

Sot po përmes një deklarate për mediat zëdhënësi i klubit ka thënë se gjykimi i keq në  ndeshjen me Flamurtarin ka ardhur për motive politike për të ndihmuar ekipin vlonjat që të mos bjerë nga kategoria. Ndonëse nuk e përmendi me emër, Rigels Malile thotë se në Vlorë dihet kush kandidon për deputet, duke nënkuptuar Edi Ramën.

Dhe sipas tij kryeministri ka ndikuar përmes arbitrit të ndeshjes, që Flamurtari të merrte fitoren përballë gjirokastritëve. Në reagimin zyrtar, zëdhënësi i klubit shkon edhe më tej duke bërë “biografinë” e gjyqtarit të ndeshjes Ena Jorgji, për të cilin thotë se është anëtar i PS-së në Elbasan dhe prandaj ka patur një motiv më shumë për të ndëshkuar gjirokastritët.

Pra, zyrtarisht Luftëtari ka gjetur si alibi të humbjes me Flamurtarin jo thjesht gjykimin e keq të arbitrit Enea Jorgji apo pazare për cështje bastesh sikundër është përfolur, por influencën e Edi Ramës për të shpëtuar Flamurtarin përmes arbitrit që rastis të jetë edhe anëtar i PS-së në Elbasan, sic ndoshta mund të jenë anëtarë të LSI-së në Gjirokastër zyrtarë të klubit të Luftëtarit.

“Ndeshja e zhvilluar në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Flamurtarit ishte e vjedhur politikisht, për të shpëtuar rënien e Flamurtarit nga kategoria. Besoj se të gjithë e dinë se kush kandidon për deputet në qytetin e Vlorës. Një fakt tjetër i pakundërshtueshëm është fakti që gjyqtari kryesor Enea Jorgji është kryetar i organizatës së PS-së në Elbasan dhe anëtar i Komitetit Drejtues të kësaj partie. Besoj, tashmë e kuptoni të gjithë pse u humb ndeshja përballë Flamurtarit. Presidenti i Klubit të Futbollit ‘Luftëtari’, Grigor Tavo, në disa raste ka bërë thirrje që politika të qëndrojë larg sportit, të qëndrojë larg futbollit, pasi ne nuk jemi pjesë e asnjë skenari politik, apo e asnjë konjukture partiake. Megjithatë, kur sulmohemi politikisht, na del pa diskutim e drejta dhe detyra për të mbrojtur djersën tonë dhe investimin tonë nga të tilla farsa politike”, thuhej shprehimisht prej zëdhënësit të Luftëtarit.

Çfarë ndodhi në ndeshjen me Flamurtarin

Gjirokastritëve iu mohua një 11-metërsh në pjesën e parë dhe iu është akorduar një kundër në të dytën. Këto vendime bënë që trajneri Mlladen Milinkoviç dhe shefi i klubit, Gentian Nora, i paraqitën dorëheqjen Grigor Tavos. Presidenti, pas vendimit drastik të stafit, deklaroi se do ta tërhiqte ekipin nga gara nëse ata nuk do të riktheheshin në stërvitje brenda së mërkurës. Situata u kthye në normalitet, pasi që të dy u rikthyen në detyrë një ditë më parë, pra të martë.

/ArgjiroLajm.net/

Related Posts

VIDEO/ Spektakël në pjesët e para të Champions, Bayern udhëheq në Madrid ndaj Realit
Sport

VIDEO/ Spektakël në pjesët e para të Champions, Bayern udhëheq në Madrid ndaj Realit

07/04/2026
Makina përplaset me traktorin, plagosen tre persona
Kryesore

Makina përplaset me traktorin, plagosen tre persona

07/04/2026
Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, plagoset lehtë një person
Kryesore

Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, plagoset lehtë një person

07/04/2026
Bota e futbollit qan një nga trajnerët më të suksesshëm, ndërron jetë ikona Mircea Luçesku
Sport

Bota e futbollit qan një nga trajnerët më të suksesshëm, ndërron jetë ikona Mircea Luçesku

07/04/2026
Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit
Sport

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit

07/04/2026
Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë
Sport

Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë

07/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Historia e krevatit s’ka fund! Rogerti për Mirin dhe Selin: Ka pas diçka mes tyre përpara se të hynin në BB

Historia e krevatit s’ka fund! Rogerti për Mirin dhe Selin: Ka pas diçka mes tyre përpara se të hynin në BB

07/04/2026
VIDEO/ Spektakël në pjesët e para të Champions, Bayern udhëheq në Madrid ndaj Realit

VIDEO/ Spektakël në pjesët e para të Champions, Bayern udhëheq në Madrid ndaj Realit

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al