Partizani i jep fund krizës së thellë dhe e bën në mënyrën më të mirë të mundshme. Skuadra e drejtuar nga Adolfo Sormani ka fituar sot me një rezultat shumë të thellë, 8-1 ndaj Luftëtarit, duke u kthyer të fitoret që i mungonin prej shumë kohësh të kuqve dhe ishin kthyer në makth për ta.
Të kuqtë dominuan sfidën që nga minuta e parë e saj dhe vendosën diktatrin në fushë duke shënuar shpejt dy herë me anë ët Çinarit që në 16 minutat e parë të sfidës. Më pas Broja e përsëri Çinari vulosën katër gola në pjesën e parë të duelit, ndërsa Lika shënoi një gol të vetëm për gjirokastritët të cilët mbetën shpejt me 10 lojtarë pas të kuqit të Hysenit.
Pritej një pjesë e dytë në administrim nga Partizani por ekipi vendas nuk u ndal dhe vazhdoi të shënonte me Ccinarin, autogolin e Dragoshit, Braun dhe në fund të riut Cara, për të vulosur një fitore të thellë 8-1 që e largon për momentin nga zona e ftohtë e klasifikimit.







