Miliona njerëz e panë fenomenin e eklipsit të rrallë unazor, që paraprin ditën më të gjatë të vitit këtë fundjavë. Eklipsi unazor ( ose në formën e unazës) ndodh kur Hëna është në përputhje me Diellin, por shumë larg nga Toka për ta bllokuar totalisht atë.
Eklipsi ishte i dukshëm në Republikën e Kongos deri në Gadishullin Arabik, në Indi deri në Kinën Lindore.
Shumë vende u prekën nga fenomeni, pasi dielli, hëna dhe Toka u vendosën në një rresht në 21 qershor. Një eklips i tillë nuk shihet pa syzet mbrojtëse.









